• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU ME SERBINË/ Zv.presidenti i PE në Kosovë: Ndryshimi i kufijve ide jo e mirë
Home
Rajon

DIALOGU ME SERBINË/ Zv.presidenti i PE në Kosovë: Ndryshimi i kufijve ide jo e mirë

3 January, 2019 F.autor Rajon

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha të mërkurën në Prishtinë se mundësia e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk do të ishte ide e mirë.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilin është diskutuar për sfidat me të cilat pritet të përballet Kosova gjatë vitit 2019.

Zëvendëspresidenti Wieland tha se arritja e një marrëveshjeje përmes ndryshimit të kufijve nuk do të ishte ide e mirë.

“Pothuajse fjalë për fjalë i thash kryeministrit tuaj se në momentin e parë që kam dëgjuar që njerëzit po propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar, por u ndjeva shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares Angela Merkel dhe të koalicionit tonë qeverisës që e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë”…tha ai duke nënvizuar se ndryshimi i kufijve mund të sjellë më shumë probleme se sa arritje pozitive.

Zoti Wieland bëri thirrje ndërkaq që të mos premtohen afate për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se nuk mund të premtoj kur mund të bëhet ndodhë një gjë e tillë, meqë disa qeveri nëpër Evropë ende nuk janë bindur për të hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Kosova hyri në vitin 2019 pa liberalizim të vizave për qytetarët e saj, pavarësisht kushteve të përmbushura dhe premtimet e politikanëve që kjo çështje do të ndodhë gjatë vitit që lamë pas, shkruan Voa.

Viti që sapo ka filluar pritet të jetë i vështirë për Kosovën e cila pret të hyjë në një periudhë të re bisedimesh me Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare normalizimi që është kusht për integrimet në Bashkimin Evropian, i cili në pranverë do të jetë në një periudhë zgjedhjesh që priten me shumë shqetësime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS E TEPRO TANI"/ Pasi e kritikoi, Marina i kthehet Luanës: Duhet urgjent të... (FOTO)
Previous article HORROR NË KORFUZ/ Anxhelina, vajza nga BERATI që gjeti vdekjen nga DORA e të atit në Greqi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT