• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ÇKEMI ALBANIAN”/ Prestigjozja “The New York Post” artikull për gjuhën shqipe dhe…
Home
Aktualitet
Media

“ÇKEMI ALBANIAN”/ Prestigjozja “The New York Post” artikull për gjuhën shqipe dhe…

1 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Media

Edhe gjuha shqipe do të përfshihet në listën e gjuhëve që do të mësohen në shkollat e qytetit të New Yorkut.

Shkolla “PS 105” në Morris Park, në Bronx, do të jetë shkolla e parë me programin udhëzues dygjuhësor shqip -anglisht.

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Post” e ka shkruar me këtë shkas një artikull me titull “Ç’kemi, Albanian!”.

“Shkollat e qytetit të New Yorkut ofrojnë mësime në disa gjuhë, kurse prej të enjtes të javës që po e lëmë pas,  gjuha shqipe i është shtuar kësaj liste, gjë që siç thanë zyrtarët – ndodh për herë të parë në SHBA.

Janë rreth 60,000 banorë me prejardhje shqiptare që jetojnë në shtetin e New Yorkut, më shumë se në çdo shtet tjetër amerikan, sipas një studimi të vitit 2015 të Qendrës së Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar. Më shumë se gjysma e tyre jetojnë në qytetin e New Yorkut, ndërsa enklavat më të mëdha janë të vendosura nëpër lagjet e Bronxit, si Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Shkolla ‘PS 105’ në Morris Park do të jetë shkolla e parë me programin udhëzues dygjuhësor shqip-anglisht.

Këshilltari i Bronxit, Mark Gjonaj, shqiptar i gjeneratës së dytë në SHBA, ka thënë se është krenar që ka punuar për realizimin e këtij programi”, shkruan “The New York Post”, transmeton Koha.net.

“Chalkbeat” raporton se Christopher Eustace, drejtor shumëvjeçar në “P.S. 105” në Bronx, ia doli të ndërtonte programin shqip të qytetit duke e menduar mirë zgjidhjen e problemit të mësimit të gjuhës angleze për shqiptarët. Disa vite më parë ai kishte vënë re se vazhdimisht e më shumë nxënës të shkollës së tij flisnin shqip. Dhe, kurdo që mundej, ai angazhonte mësues dhe staf zyrash që e flisnin gjuhën shqipe.

Dhe në fund, ai krijoi bazën për programin dygjuhësh, i përgatitur nga mësuesit që tashmë i kishte angazhuar si staf.

Eustace tha se departamenti i edukimit po e ndihmon me rimbursimin e shkollimit për mësues të tjerë shqipfolës që po punojnë për pajisjen me certifikatë për t’ua mësuar gjuhën shqipe nxënësve që e dëshirojnë këtë.

“Ka të bëjë me kuptimin dhe rëndësisë së paralelishgt me mësimin e anglishtes, ta ruajnë edhe gjuhën amtare”, tha ai, transmeton Koha.net

“Ju ndihmon të lidheni si person”, shton ai. (r.m.)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI I MAN UNITED/ Rashford dëshiron që mos të transferohet në Real Madrid
Previous article NEYMAR KA PLOT 27 TATUAZHE/ zbuloni kuptimet e gjithsecilit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh Aktualitet

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT