Sa herë e keni dëgjuar sot termin “mijëvjeçare” ose “jashtë mode”? Në të vërtetë kjo fjalë në vende të ndryshme të botës diskutohet në kontekstin e konsumit, marketingut, ose revolucionit në vendin e punës. Sipas një studimi të bërë nga reporterja Morgan Stanley në median britanike Quartz në lidhje me këtë term u arrit në përfundimin se janë 5 gjëra që do të zhduken dhe do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Sipas medias britanike Quartz këto 5 gjëra do ti ngelen termit e dalë nga moda.
Si fillim do të ndryshoj mënyra sesi njerëzit punojnë
Vitet po ndryshojnë dinamikën e vendit të punës. Ecja me hapa të shpejtë të të rinjve në karrierë dhe përqafimi me modën dhe me kërkesën për të qenë i lirë po ndryshon hierarkitë, kodet e veshjeve, si dhe sjelljet formale që duhet të jenë në një vend pune. Ky është një problem qe shefat e “vjetër” hasin me të rinjtë, pasi këta të fundit nuk dinë më të të trajtojnë si shef por sillen si shok. Kjo nuk do të thotë se koha po sjell njerëz që nuk duan të punojnë. Shefat e “rinj” në moshë duan që puna të bëhet dhe të tregohet. Nuk ka rëndësi se kur apo ku punojnë, për sa kohë që puna është bërë.
Të shikosh televizion
Kudo që të jesh nuk do të kesh më mundësinë të shohësh njerëz pa telefona në duar. Në cdo vend ku ndodhen ,në autobus ose tren, në dhoma me apo pa televizor, është e qartë se gjithnjë e më shumë njerëz po shikojnë përmbajtjet argëtuese në telefon celularë, tableta dhe laptopë në vend të televizioneve. 85% e njerëzve pohojnë se nuk shohin më televizion dhe kjo është dicka shqetësuese si për median si për kompanitë të cilat prodhojnë televizorë.
Një tjetër gjë që do të zhduket është dhe pronësia dhe privatësia
Duke qenë se ekziston fiksimi I të hedhurit cdo gjë në rrjete sociale, Automatikisht në momentin që dikush hedh dicka të tijën, ky product është në pronësi 50% të faqes ku e ke postuar. Kjo është një formë e Ekonomike e Re, e cila tashmë është provuar të jetë një koncept i suksesshëm I viteve të fundit që ka shumë përfitime. Njerëzit e talentuar po përfitojnë nga kjo duke marrë rroba, makina, ushqime falas. Tashmë cdo kush mund të mari dhe të punojë me muzikën e një këngëtari dhe ta hedhi si product të vetin në këto rrjete.
Ushqimet e konservuara
Duket e cuditshme por sipas raportit të medias Quartz njerëzit po fillojnë të sensibilizohen rreth ushqyerjes së shëndetshme dhe nëse kjo do të vazhdojë kështu, ushqimet e konservuara nuk do ti shohim më në marketet tona.
Parat dhe Kartat e kreditit
Grupi I studiuesve Google-Boston tregon se në vitin 2016 në Kinë lekët e transferuara në mënyrë elektronike kapën shifrën e 5.5 miliard dollarëve, afërsisht 50 herë më shumë se tregu amerikan prej 112 miliardë dollarësh. Aplikacionet mobile po krijojnë mundësinë e pagesës nga telefoni gjë që po zhduk paran në letër dhe kartat e kreditit.Përgatiti AlpeNews.al


