Kushdo që nuk e pëlqen frutin e Avokados bën gabim. Sot në 2017 në të gjithë botën konsumohen 3 kilogram për person (sipas statistikave të fundit të 2017 marrë nga Qendra e Marketingut Agrokulturor Botëror).
Do të thoni po përse njerëzit kanë filluar të konsumojnë kaq shumë avokado?
Jua tregojmë ne.
Fillimisht fruit i avokados është një prej shumë pak frutave që ka sasi të lartë në kalori, por shumë të ulëta në sheqerna. Kjo e bën një frut perfekt për konsumim të gjerë (si përshembull salca të ndryshme, sallatra, supëra të ndryshme që kanë bazë frutin e avokados).
“Benefitet që përfitohen nga ky frut është janë të jashtëzakonshme”, ka thënë për CNN Dr. Donald Hensrud, nutricionist dhe specialist dietolog në Rochester, Minnesota.
Historia e këtij fruti daton 10 mijë vite më parë në rajonin e ShBA-së sot, ku u gjend një mënyrë e ushqimit të njerëzve me këtë frut (por që në fillim nuk ishte në këtë gjendje që është sot).
Shumë produkte kozmetike, produkte për dobësim, apo edhe produktet e rëndësishme për medikamente janë me bazë avokadon. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, raportohet se rreth 700 mijë ton transportohen nga njëri cep i botës në tjetrin çdo muaj.
Kjo tregon se njerëzit kanë filluar që ta bëjnë avokadon një domosdoshmëri për vaktet e tyre të ushqimit./ Përgatiti: AlpeNews.al


