• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HARADINAJ…”/ Bërnabiç: Nuk kam kërkuar tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shtetet e OKB-së
Home
Rajon

“HARADINAJ…”/ Bërnabiç: Nuk kam kërkuar tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shtetet e OKB-së

30 December, 2018 F.autor Rajon

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, disa ditë më parë i kishte dërguar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama një letër përmes së cilës i kërkonte rishqyrtimin e njohjes së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme Bërnabiç, ka thënë se përmes atyre letrave nuk ka kërkuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por siç është shprehur ajo, ka dëshiruar t’i njoftojë ata në lidhje me veprimet e “papërgjegjshme, të pamenduara dhe të rrezikshme të Prishtinës”.

 “Nuk u kam bërë thirrje shteteve anëtare të OKB-së të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Letrën për të cilën flet Haradinaj e ka dërguar më 16 nëntor pas ngritjes së taksës për 10 për qind. Në atë moment shumë transparent, ai ka qenë vendimi i Qeverisë që të njoftojmë shtetet anëtare të OKB-së në lidhje me veprimet e papërgjegjshme, të pamenduara dhe të rrezikshme të Prishtinës”, deklaroi Bërnabiç.

Sipas saj, përmes kësaj letre ka dashur t’i njoftojë shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ato që nuk e kanë njohur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e Kosovës.

Gjithashtu, në këtë letër Bërnabiq ka bërë të ditur se është përmendur edhe rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe ‘fakti se Kosova nuk e lejoi Serbinë që të ndihmonte në hetimin dhe se institucionet e kosovare nuk ndajnë informacione me Beogradin’.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se në këtë letër është përmendur edhe arrestimi i Marko Gjuriçit, hyrja e njësitit të Policisë ROSU në veri të Mitrovicës si dhe kundërshtimin e marrëveshjeve nga ana e Kosovës, shkruan “Tanjug”, transmeton me tutje lajmi.net.

Ajo deklaroi se anëtarët e OKB-së i ka njoftuar se Kosova jo vetëm që nuk respektoi marrëveshjet ndërkombëtare, siç është marrëveshja e Brukselit dhe Rezoluta 1244, por edhe ligjet e saj dhe Kushtetutën.

“Unë vetëm i kam paraqitur faktet, argumentet dhe se vendimet e Kosovës komprometojnë paqen rajonale, stabilitetin dhe gjithçka që BE po përpiqet të arrijë përmes integrimit rajonal”, deklaroi më tutje Bërnabiç.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës të premten e kaluar deklaroi se, është e papranueshme nga ana e Bashkimit Evropian që nuk reagoi në lidhje me letrën që Bërnabiq i kishte dërguar shteteve për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BATUTAT NË KUVEND PËR 2018/ Nga EDUKATA e Monikës, tek "syneti" i Berishës (VIDEO)
Previous article NGA LUANA TEK LORIK CANA/ Këto janë 10 FOTOT më të pëlqyera në "Instagram" për 2018!

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT