Sipas CNN, 90 përqind e personave që kanë parë filmin aksion të Angelina Jolie dhe Brad Pitt, “Mr. & Mrs. Smith” nuk e harrojnë skenën e nxehtë që dy aktorët bënë në kuzhinën e shtëpisë së tyre.
Edhe kështu është. Seksi mendohet nga shumë studiues të trupit, dhe biologë të gjeneve të njeriut se është një ushtrim më vetë që mund të djegë nga 100 deri në 300 kalori. Edhe pse studiuesit shprehet se:
“Seksi mund të djegë kalori për një moment të caktuar kur kryhet, por nuk zëvëndëson aftësinë e palestrës tek trupi i njeriut”.
Por ne do t’ju sjellim edhe mënyrat e djegies së kalorive gjatë aktit seksual.
Më mirë është të kryesh seks në mëngjes. Kjo sepse mashkulli ka një zgjerim në sasinë e testosteronit, dhe ndihet me aktiv gjatë aktit. Ndërsa femra ka dëshirë më të zjarrtë në vaktin e mëngjesit, kjo edhe për shumë arsye të tjera.
Ku një prej të cilave është se konsumohet edhe vakti më i rëndësishëm i mëngjesit. Njerëzit zakonisht pas seksit në mëngjes, ndihen shumë pak të uritur, duke krijuar hapësira për të qenë më të lehtë gjatë ditës.
Pas seksit në mëngjes, vjen dhe ideja e dytë e sugjeruar. Është dalja për një vrap të lehtë. Shumëkush mund të përtojë, sepse ka harxhuar disa energji të mira, por nuk duhet të ndodhë kështu. Sugjerimi është për të mos fjetur gjumë pas aktit, sepse rrit shanset për shtatëzani të padëshiruar.
E sikur të mos mjaftontë vetëm kjo vrapi i lehtë do t’ju japë më tepër energji, dhe do t’ju sjellë në qejf për vazhdimin e ditës./ Përgatiti: AlpeNews.al


