• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPARTAK NGJELA: Në Shqipëri ka filluar komedia e frikës! Rini e shikoni
Home
Blog

SPARTAK NGJELA: Në Shqipëri ka filluar komedia e frikës! Rini e shikoni

8 December, 2017 Redaktor2 Blog

Edhe më i madh duhet të jetë presioni Lu dhe Vlahutin kundrejt korrupsionit shqiptar.

Është në panik i gjithë korrupsioni; se deri tani e dinte ligjin antikorrupsion një lojë…

l.
Reforma në Drejtësi i ka trembur të gjithë – janë të gjithë kundër; i gjithë lidershipi politik, disa pronarë të mediave të mëdha; e gjithë klientela e 12 kompanive vip të Shqipërisë.
Kurse Rama vjen vërdallë si “kali në lëmë” ; me një pakt në dorë se, me gjykimin e tij fëminor që ka, mendon ndoshta të bëjë sërish atë manovrën e prillit.

Por Saliu nuk e përfill fare se e kuptoi që Rama është një pafille që niset për në Romë dhe përfundon në Konstandinopojë.
“Lerëm në hallin që kam”, i thotë Saliu, i cili pret shpronësimin.

Kurse të dy ambasadorët, Uashington – Bruksel, janë në nivelin e duhur; por duhet të vijojnë edhe më rreptë kundër korrupsionit të niveleve të larta.

Të shqetësuar i shoh dhe analistët antiamerikanë që, nga niveli i dobët i gjykimit që kanë, dhe pasioni antiamerikan, po flasin në panik dhe i bëjnë thirrje Saliut të qëndrojë.

ll.
Tani ka filluar në Shqipëri realisht komedia e frikës.
Rrini e shikoni!

Por Lu dhe Vlahutin duhet të jenë në lartësinë e presionit, më shumë ndaj Ramës se ndaj Saliut, se Saliu nuk ka gjë në dorë. Gjithsesi të dy këta dolën tamam në kohë sot për të thënë se moraliteti në Shqipëri do të vendoset, duan apo nuk duan ministrat dhe kryeministrat e korruptuar.

Shqipëria është në pragun e suksesit të saj 150 vjeçar, që kur filloi gjymtimi i territoreve shqiptare dhe racizmi antishqiptar në Ballkan nga Rusia, Serbia dhe Greqia.
Por tani duhet të nisë edhe ekspozimi i dokumentacionit historik për rezistencën dhe mbijetesën shqiptare në ruajtjen e pacenuar të gjuhës shqipe.

Rezistenca shqiptare në funksion të gjuhës shqipe, do ta shihni që do jetë një nga çështjet më të studiuara të historisë së Europës; dhe shumë shpejt ajo dë të gjejë vendin e saj.

Sot janë të lidhura organikisht për historinë e Shqipërisë: varrosja e korrupsionit shqiptar dhe triumfi i historisë reale të shqiptarëve në Ballkan.

Pas njëqind vjetesh; shqiptarët më në fund do ta varrosin përfundimisht keqbërjen historike që u ka ardhur vazhdimisht nga krerët e tyre të korruptuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ​Gattuso shpërthen ndaj Andre Silva: Më shumë respekt për fanellën
Previous article PESHENGRITJE/ Presidenti i Federatës sqaron incidentin e flamurit: Faji i takon organizatorëve, ne i kishim marrë masat

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT