• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË PRAG TË VITIT TË RI”/ Veliaj drekë për të moshuarit: 2018-a, vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
Home
Sociale

“NË PRAG TË VITIT TË RI”/ Veliaj drekë për të moshuarit: 2018-a, vit i jashtëzakonshëm për Tiranën

30 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

re prej shefave më të njohur të kuzhinës në Shqipëri, për të cilët kanë shkruar edhe mediat e njohura botërore, iu bashkuan thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të shërbyer drekën e fundvitit për njerëzit në nevojë që frekuentojnë mensat sociale. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe tre shefat e kuzhinës, Fundim Gjepali, Arvin Kita dhe Bledar Kola shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale të Njësisë 9.

“Ky vit ka qenë special. Të gjithë japin një kontribut, pavarësisht se dikush është mësues, dikush është inxhinier, polic, doktoreshë apo kuzhinier i famshëm. Të gjithë kanë gjetur një moment që të japin një kontribut. Dua të falënderoj sot tre shefat, ndër më të njohurit në Shqipëri, atje ku gatuajnë ata pjatat paguhen shumë shtrenjtë, por fakti që zgjodhën që në fund të vitit të gatuanin, të shërbenin dhe të shtronin këtë drekë me komunitetin tonë të të moshuarve, më bën që t’u jem disafish mirënjohës sepse nuk janë vetëm kuzhinierë dhe shefa të mirë, por mbi të gjitha njerëz dhe qytetarë të mirë”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi 2018-n një vit të jashtëzakonshëm, falë edhe kontributit që kanë dhënë qendrat socale të hapura në të gjithë Tiranën, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. “2018 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Falë kontributit që na kanë të gjitha qendrat sociale, si ata që punojnë me të moshuarit, si ata që punojnë me fëmijët në nevojë, si ata që punojnë në zonat periferike, si ata që punojnë me komunitetin rom dhe egjiptian, si ata që punojnë me fëmijët e rrugës, si ata që punojnë me personat me aftësi të kufizuar, ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën. Sigurisht, nuk zgjidhen të gjitha problemet, por fakti që në çdo cep të Tiranës ka një qendër sociale ku shërbehet një vakt, ku ofrohet dashuri, shërbim, një trajtim i gjithë personave në nevojë, e bën qytetin tonë pak më të mirë”, tha Veliaj, teksa shtoi se Tirana është jo vetëm qyteti më i madh, por edhe qyteti me zemrën më të madhe në Shqipëri.

“Për të gjitha stafet e qendrave sociale, apo edhe të katër restoranteve dhe kuzhinave që na u bashkuan sot, kam vetëm mirënjohje. Nëse pasi të mbarojmë festën do trajtojmë edhe janarin si dhjetorin, se nuk kemi nevoja vetëm në dhjetor, kemi nevoja edhe një janar, edhe në shkurt, edhe në mars, atëherë nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet të jemi qyteti më i mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe qyteti me solidaritetin, dashurinë, edhe dhembshurinë më të madhe, në gjithë vendin tonë, apo edhe në gjithë rajonin tonë”, tha Veliaj.

Teksa e cilësoi të mrekullueshme punën që është bërë në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e kryetarit Veliaj, kuzhineri i njohur Fundim Gjepali tha se ky qytet nuk ndryshon shumë nga qytetet e tjera të Europës. “Është kënaqësi e madhe për mua dhe kolegët e mi, Ervinin dhe Bledin, që shtruam këtë drekë. Pas 22 vitesh emigrimi në Romë dhe qytete të ndryshme të Europës, vendosa të kthehem në Tiranë dhe të jap kontributin tim, aq sa ka mundësi. O pa dashje, o me dashje, gjërat erdhën që u bëmë dëshmitarë të ndryshimit të Tiranës. Është një punë e mrekullueshme, që ka bërë një qytet që nuk ka asgjë ndryshe nga qytetet bashkëkohore”, u shpreh Fundim Gjepali.

Festës iu bashkua edhe Pasticeri “Nefeli” që solli disa nga ëmbëlsirat më të mira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E KA KUPTUAR ENDE..."/ Juncker ngre dyshime mbi mandatin presidencial të Rumanisë në BE
Previous article MASAKRA ME 3 TË VDEKUR NË ELBASAN/ Dyshohet për 4 autorë, pas ATENTATIT u larguan drejt …

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT