Detaje të reja pas atentatit me tri viktima mbrëmë në Elbasan, ngjarje që tronditi rëndë qytetin në këtë prag ndërrimi vitesh.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kanë qenë 4 autorë, dy vetë nga pas kanë qenë ata që kanë qëlluar me breshëri mbi mjetin me të cilën ishin duke lëvizur 3 viktimat, Arben Dylgjeri, 56 vjec, baba i tre fëmijëve, nipi i tij, Endrit Dylgjeri, 34 vjec dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.
Pas krimit, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi drejt Peqinit. Paraprakisht thuhet se ata nuk janë nga Elbasani, por jetonin mes Anglisë dhe Holandës. Pas krimit, policia ka shoqëruar 20 persona për t’i marrë në pyetje.


