• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA/ Hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë, përgjysmohet koha e pritjes
Home
Politikë

MARRËVESHJA/ Hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë, përgjysmohet koha e pritjes

29 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm Sandër Leshaj së bashku me homologun kosovar, Ekrem Mustafa

Kjo marrëveshje do të thotë që shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj tha se ky është hapi i parë drejt finalizimit të heqjes së plotë të kontrolleve në kufi.

Me firmosjen e kësaj marrëveshje, kontrollet e dyfishta në kufi hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë, një kontroll

“Për mua është një kënaqësi që të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme. Së pari ju përcjell përshëndetjet e kryeministrit Rama që tha do të vijë vetëm kur të hiqen plotësisht kontrollet.

Me këtë marrëveshje ulim 50% kohën e pritjes dhe sigurisht objektivi është për ta çuar në zero kohën e pritjes. Pra, ne po punojmë për të eliminuar plotësisht kontrollin drejt kufijve të përbashkët. Ky është një hap për lirinë e lëvizjes.

Çdo hap të rritjes së lirisë së lëvizjes ta shoqërojmë edhe me rritjen e sigurisë.

Ne po punojmë intensivisht për të krijuar të gjitha mekanizmat e duhur për lirinë e plotë të lëvizjes. Hapi tjetër është nënshkrimi i një marrëveshje midis dy qeverive për eliminin e plotë të kontrolleve. Është një hap drejt vendosjes së standardeve të mirëfillta si në të gjithë kufijtë e Evropës”, deklaroi Lleshaj

Ndërkohë, Kryeministri Haradinaj dha edhe një afat të mundshëm për heqjen e kufirit. Haradinaj u shpreh për gazetarët, se marrëveshja dypalëshe nis zbatimin nga nesër

“Që nesër nuk ka me pas dy kontrolle. Do të ketë nji. Ndërsa shpresoj shumë më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufij të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, tha Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBRETËRESHA VJEN E PARA"/ Zaimina tregon pushtetin në foton me partnerin
Previous article Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë dhe shqiptarët e Plavës e Gucisë

F.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT