Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve të ndryshimeve në Qeveri.
Në një postim në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë shprehet se, sot PS ka hedhur një hap të madh drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme lokale.
“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë) S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenar për PS”, lehohet në shënim në Twitter të Ramës.



