• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PO MODERNIZOHET DHE…”/ “The Independent”: Shqipëria po shkrin nga akujt!
Home
Aktualitet
Media

“PO MODERNIZOHET DHE…”/ “The Independent”: Shqipëria po shkrin nga akujt!

28 December, 2018 F.autor Aktualitet, Media

Shqipëria po shkrin nga akujt. Pas dekadash izolim, vendi i fundit i pazbuluar i Europës ka vendosur të modernizohet dhe të tërheqë vizitorët. Kryeqyteti i tij, Tirana është në zemër të këtij plani, shkruan prestigjiozja britanike “Independent” në një artikull që i kushtohet kryeqytetit të Shqipërisë.

Fluturimi i parë me kosto të ulët mes Britanisë së Madhe (BM) dhe Shqipërisë filloi në prill 2018, kur “Wizz Air” hapi linjën London Luton-Tiranë. Ndërsa qyteti historik është në mes të ndryshimeve masive si pjesë e projektit shumë ambicioz “Tirana 2030”, të ideuar nga zyra milaneze e arkitekturës “Stefano Boeri Architects”, që do të rikrijojë kryeqytetin e Shqipërisë, duke e mbushur me unaza të shumta me hapësirë të gjelbër, shkolla të reja publike dhe godina që respektojnë mjedisin.

Për të gjithë ata që pëlqejnë aventurat “Independent” sugjeron Malin e Dajtit, ku mund të zhvillohet ngjitje me biçikletë, parashutizëm, alpinizëm, ecje ose të vizitosh “Adventure Park”. Në shkrimin e saj “Independent” përmend edhe Parkun Rinia që “është i këndshëm, ndodhet në qendër dhe mban firmën ‘I Love Tirana’ të cilën e keni parë në mijëra foto”.

Për të shijuar hapësira të gjelbra më të mëdha “Independent” sugjeron “Parkun e Madh të Liqenit që ndodhet vetëm 15 minuta më në jug dhe shumë më i gjerë. Aty ndodhet një liqen, lëndina, kopshti zoologjik i qytetit dhe Pallati Presidencial i Shqipërisë me bazamentin e tij të gjerë”.

“Bunk’Art” është një tjetër destinacion që është përzgjedhur nga “Independent” për të vizituar në Tiranë. “Bunk’Art ndodhet kur shkon për tek teleferiku ‘Dajti Ekspres’ ndërsa vëllai i vogël ‘Bunk’Art 2’ ndodhet në sheshin Skënderbe. Të dy kanë qenë vend strehimi rezistente ndaj bombave të ndërtuara nga regjimi i Hoxhës të cilat janë transformuar në ekspozita dhe hapësira për evente ku ekspozohen objekte arti dhe historike. Këta bunkerë prej betoni ia vlen të vizitohen dhe më i madhi është aq gjigant, saqë ka edhe një teatër”, shkruan “Independent”.

Për të marrë leksione historie, sipas “Independent”, “Muzeu Historik Kombëtar ka shumë ekspozime të së shkuarës së vendit. Në pjesën ballore të godinës ndodhet një mozaik i famshëm i realizmit socialist nga periudha komuniste, ku tregohen disa shqiptarë krenarë që punojnë fuqishëm dhe plot dinjitet”.

“Kalo kryqëzimin e Lumit të Lanës për të arritur tek Piramida e Tiranës, që u ndërtua si një monument dhe muze në kujtim të Hoxhës. Sot ndodhet gati në mjerim, por shumë i përshtatshëm për të bërë disa foto”, vazhdon “Independent” që e mbyll këtë artikull duke përshkruar disa karakteristika të kryeqytetit të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO VAZHDOJMË BETEJËN"/ Zbulohet arsyeja e “luftës së ftohtë” në CAS mes Milanit dhe UEFA-s (FOTO)
Previous article VRASJE DHE DROGË/ Njihuni me DY të rinjtë që janë në mesin e kriminelëve të... (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT