• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET NË QEVERI/ Cilët janë ministrat e rinj dhe PROFILET e tyre
Home
Politikë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Cilët janë ministrat e rinj dhe PROFILET e tyre

28 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Prej javësh zërat për ndryshimin në qeveri ishin të forta, ndërsa këtë të premte kryeministri Edi Rama me laps dhe letër njoftoi gjithë ndryshimet në qeveri. 7 ministra janë ndryshuar, zëvendës kryeministrja Senida Mesi si dhe është krijuar një ministri e re.

Ndryshimet në qeveri:
–Lindita Nikolla, Ministri e Arsimit dhe e zëvendëson Besa Shahini, që është zëvendës ministre
–Arben Ahmetaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe e zëvendëson Anila Denaj
–Ditmir Bushati, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme dhe e zëvendëson Genti Cakaj
–Damian Gjiknuri, Ministri i Transporteve dhe e zëvendëson Belinda Balluku
–Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe e zëvendëson Bledi Çuçi
–Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës dhe e zëvendëson Elva Margariti
– Sonila Qato, Ministre e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes dhe e zëvendëson Eduard Shalsi
–Rikthehet Ministria për Marrëdhënien me Parlamentin, në këtë post emërohet Elisa Spiropali
–Erion Braçe do jetë zëvendës kryeministër, gjithë autoritetin për procesin e shërbimeve për njerëzit (Ikën Senida Mesi)

Por cilët janë ministrat e rinj? 

Besa Shahini do të drejtojë Ministrinë e Arsimit. Ajo ka qenë zëvendës ministre në këtë institucion prej vitit 2017. Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore.

Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me organizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.

Anila Denaj, njohëse e mirë e financave dhe ekonomisë. Prej disa kohësh ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Më herët Anila Denaj ka qenë anëtare e Këshillit Administrativ të Fondit.

Genti Cakaj ka qenë këshillari për politikë të jashtme i kryeministrit Edi Rama. Më pas është emëruar në qershor 2018 si zëvendës ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Filozofi i ri nga Kosova ka drejtuar dhe ekipin negociator të Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në.

Belinda Balluku, ish bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla. Ajo prej kohësh ka drejtuar Aviacionin Civil. Në një batutë gjatë ceremonisë së Air Albania kryeministri e ka cilësuar si “shtriga kuqezi” e aviacionit. Balluku më herët ka punuar me kryeministrin Edi Rama si drejtoreshë e Kabinetit në Bashkinë e Tiranës.

Bledi Çuçi, ka qenë ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ai që mbajti peshën kryesore për reformën territoriale.

Elva Margariti, arkitekte. Më herët ka qenë koordinatorja Kombëtare e Programit “100 Fshatra”.

Eduard Shalsi, ka lindur në qytetin e Korçës. Ish-ministër i Pushtetit Vendor.

Elisa Spiropali, ish drejtoreshë e Doganave. Në 2017 kryeministri Edi Rama u vu deputete në qarkun e Korçës, ndërsa sot merr postin si ministre për Parlamentin. Në mandatin e parë si ministër për Marrëdhënien me Parlamentin ka qenë Ilirjan Celibashi, më pas Rama e shkriu këtë ministri për ta rikthyer sërish.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASAMBLEJA E PS/ Rama njoftoi live “furtunën” në Qeveri, ja si e pritën ministrat. Nga Nikolla, te Kumbaro e Ahmetaj (FOTO)
Previous article KOMENTON "PASARDHËSIN" E TIJ/ Kaka : Shpresoj që Paketa të shkruajë historinë me Milanin, ja çfarë i këshilloj

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT