Sipas një ankete, në të cilën janë përgjigjur ekonomistë dhe analistë të ndryshëm financiarë, Rusia do të përballet me rënie të zhvillimit ekonomik dhe inflacion më të lartë gjatë vitit të ardhshëm.
Përpos këtyre problemeve, pritet të ketë edhe sanksione nga Perëndimi, dobësim të valutës kombëtare dhe rritje taksash. Prodhimi vendor pritet të rritet për 1.4 për qind, që është më i ulët se rritja e shënuar gjatë këtij viti. “Viti i ardhshëm do të jetë i rëndë”, thotë Oleg Kuzmin, ekonomist në njërën nga bankat ruse.
Rritja ekonomike në Rusi ka shkuar drejt rënies viteve të fundit, kryesisht për shkak të zbritjes së çmimit të karburanteve, dobësimit të valutës dhe sanksioneve amerikane dhe evopiane, të cilat janë në fuqi që nga pushtimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Në anën tjetër, incidenti i fundit i rrëmbimit të tri anijeve ukrainase ka nxitur kërkesa për sanksione shtesë kundër Rusisë. Degët të cilat po goditen më së shumti nga sanksionet janë energjia, bankat dhe sektori i mbrojtjes, shkruan “Free Europe”,


