Një tjetër vajzë është zhdukur nga banesa e saj në Tiranë. Burime të Policisë Vendore bëjnë të ditur se një minorene është zhdukur prej një jave.
Të njëjta burime sqarojnë se Xh. C. 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 21. 12. 2018, është larguar nga banesa vajza e saj e mitur V. C., 16 vjeçe, banuese në Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 26. 12. 2018, shtetasja Xh. C. vjeçe 51, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 21. 12. 2018, është larguar nga banesa vajza e saj e mitur V. C., 16 vjeçe, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


