• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË PAGUAJNË…”/ Trump e thotë qartë: SHBA, jo më “policët” e botës
Home
Nderkombetare

“TË PAGUAJNË…”/ Trump e thotë qartë: SHBA, jo më “policët” e botës

27 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Në një vizitë surprizë të mbajtur në dy baza ushtarake në Irak dhe Gjermani me rastin e Krishtlindjeve, presidenti amerikan Donald Trump ka falendëruar trupat ushtarake të vendit për shërbimin e tyre nëpër botë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se misionet në vendet e Lindjes e Mesme do të marrin fund së shpejti pasi luftërat po i kushtojnë mjaft buxhetit të shtetit amerikan, ndërsa mosshlyerja e detyrimeve nga vendet e prekura është e padrejtë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur vendimin e tij rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Siria duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të luajnë më rolin e “policit” në botë.

Gjatë një vizite të papritur në një bazë ushtarake në Irak, së bashku me zonjën e parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e justifikoi veprimin e fundit me arsyen se luftërat nëpër botë janë kthyer në një barrë financiare për buxhetin amerikan.

Trump: Nuk duhet të lejojmë më që vendet të përfitojnë nga dashamirësia jonë dhe të shfrytëzojnë ushtrinë tonë të jashtëzakonshme për t’u mbrojtur. Këto vende duhet të fillojnë të paguajnë për shërbimet që marrin.

Presidenti Trump informoi se tërheqja e rreth 2 mijë trupave amerikane nga Siria do të vijojë sipas planit, pasi kanë pasur kohën e mjaftueshme për të mposhtur grupin xhihadist ISIS.
Përpara kthimit sërish në Uashington, çifti presidencial vijoi një tjetër takim të shkurtër në një hangar avionësh në Gjermani, ku ndodheshin qindra pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Të mbledhur me rastin e Krishtlindjeve, Trump dhe Zonja e parë u përshëndetën dhe u fotografuan bashkë me ushtarët pa uniforma, disa prej të cilëve prisnin që të merrnin autografe në kapelat e bejsbollit të sigluara me shprehjen “Ta bëjmë Amerikën të madhërishme si më Parë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DEKORUAR PË FESTA/ Shihni pamjet mahnitëse brenda shtëpisë së Tunës (FOTO)
Previous article MAQEDONI/ VMRO dhe LSDM përplasje në Kuvend për shqiptarët

F.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT