• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË DHE HISTORIA TRAGJIKE/ Me prindër të divorcuar, 3 vdekje brenda pak muajsh
Home
Sociale

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË DHE HISTORIA TRAGJIKE/ Me prindër të divorcuar, 3 vdekje brenda pak muajsh

27 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kur i vëllai i Briseldës, 17-vjeçares së vrarë mbrëmë në Laprakë, shkruajti sot “Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë”, shumëkujt i shkoi ndërmend pyetja rreth të kaluarës së dy fëmijëve të familjes Gjikola.

Briselda u vra mbrëmë me armë zjarri gjatë një atentati në Laprakë, Tiranë, ndërkohë që i dashuri i saj mbeti i plagosur me plumb në shpatull dhe qafë.
Edhe pse i plagosur Erion Bengo nxitoi me makinë për në spitalin e Traumës për të shpëtuar të dashurën e tij, por fatkeqësisht pa shpresa.

Sipas burimeve të “Faxweb”, Briselda ka lindur në Kurbnesh të Mirditës. Prindërit e 17-vjeçares para disa vitesh janë divorcuar. Mamaja e saj jeton në Itali, ndërkohë që i ati banon ende në Kurbnesh.

Dy fëmijët, vajza dhe djali që është pak më i vogël banojnë në Tiranë. Këtë vjeshtë brenda dy muajve dy fëmijëve u kanë vdekur gjyshërit që banonin në Kurbnesh.

Vëllai i Briseldës ka shkruar sot:

Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P.”
Ngjarja mendohet se ka ndodhur pas një sherri që Benga ka pasur me disa të rinj të tjerë, në një nga lokalet e zonës, pak minuta para vrasjes. Policia thotë se ka zbuluar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, po për arsye hetimi nuk jep detaje të tjera.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje. Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Deri më tani dy janë pistat e hetimit, e para se të shtënat erdhën për shkak të xhelozisë, se adoleshentja ka patur një lidhje më herët, dhe se autori i vrasjes është konfliktuar me Bengën. Ndërsa pista e dytë është ajo e konflikteve të mëparshme të Bengës, dhe shantazhit që ky i fundit i ka bërë 2 vite më parë, ish-të dashurës së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JASHTË SKENËS JAM I TURPSHËM"/ Aktori i "Portokallis" bën deklaratën që nuk e prisnim (FOTO)
Previous article MPOSHT YLLIN E SKUADRËS SË PSG/ Thiago Silva merr çmimin lojtari më i mirë në Ligue 1 për 2018

F.autor

Postime të ngjashme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT