Kryeministri Edi Rama nga prezantimi i flotës së re të autoambulancave për urgjencën kombëtare, ka treguar se rrogat për mjekët dhe infermierët do të rriten sërish gjatë vitit të ardhshëm.
Në fjalën e tij Rama tha se rritja do jetë e ndjeshme, por sërish është larg me atë që duhet të jetë.
Po ashtu theksoi edhe një herë faktin se qeveria do të mbështesë, studentët ekselentë në të gjitha fushat, por u ndal tek mjekësia duke shtuar se ata do kenë dhe mundësi shumë të mira punësimi.
“Pagat e mjekëve dhe infermierëve, janë larg së qeni ashtu siç duhet të jenë, por janë larg me atë çfarë ka qenë, por janë shumë larg me ca ishin. Vitin e ardhshëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, por dhe do të paguajmë dhe 1 200 dollarë për të gjithë studentët ekselentë.
Ne do ta bëjmë këtë dhe do i mirëpresim në sistem. Dhe ta në fund do zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre. Por krahas bursës për ekselentët do japim bursën për ata që vijnë në jetë, për bebet. Duke u uruar çifteve të reja të shtyjnë fort përpara, ju uroj suksese në urgjencën e re kombëtare”, shtoi ndër të tjera në fjalën e tij Kryeminsitri.


