Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimeve te Qeverise, njoftuar dje publikisht nga kryeministri Rama, si zgjidhje e kerkesave te studenteve.
Deklaraten presidenti e ka bere teksa ka qene sot i pranishem ne Korçe, në simpoziumin e organizuar nga Universiteti “Fan S.Noli” në Korçë dhe Shoqata Maqedone “Sonce”, kushtuar veprës dhe krijimtarisë së personalitetit të njohur dhe të veçantë të letrave shqipe, shkrimtarit dhe intelektualit të shquar, Sterjo Spasse.
“Është harxhuar kohë e dobishme”- ka thene kreu i shtetit, teksa i eshte referuar kohes se gjate te protestes nga rinia studentore, e vendosur ne zgjidhjen e kerkesave drejtuar ministrise dhe qeverise.
“Problemi zgjidhet përmes një dialogu të sinqertë, e jo provokues”- ka thene ai.


