• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QËLLOI PA DASHJE ME…”/ Vrasja për një KËNGË tallavaje në Lezhë, gjykata 18 vite BURG Përgjinit (DETAJET)
Home
Breaking News

“QËLLOI PA DASHJE ME…”/ Vrasja për një KËNGË tallavaje në Lezhë, gjykata 18 vite BURG Përgjinit (DETAJET)

27 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mariglen Përgjini është dënuar me 18 vite burgim nga gjykata e Apelit në Shkodër, pasi trupi gjykues e gjeti fajtor për akuzën e vrasjes së, Martin Shjefnit, në janar të 2016 në një lokal tallavaje në Lezhë. Së bashku me Përgjinin gjykata e Apelit Shkodër, ka dënuar dhe dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosje, Anton Toli dhe Martin Prenga, të cilët u dënuan me 9 muaj burg secili. Ndërsa i pafajshëm ka dalë Ergys Nika, i cili akuzohet për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Në 9 dhjetor 2018, prokurori i Apelit Shkodër Elvin Gogaj, lexoi konkluzjonet përfundimtare ndaj të pandehurit Përgjini, duke kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim për dy akuza atë të “Vrasjes me dashje” e kryer në dëm të viktimës Maltin Shtjefni dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Në kërkesën e tij prokurori Gogaj, kërkoi që gjykata në dhënien e vendimit për këtë të pandehur të mos aplikojë konvertimin e dënimit me kusht. Ndërkohë masë dënimi prokuroria kërkoi dhe për të pandehurit Ergys Nika, Anton Toli dhe Martin Prenga, ndaj të cilëve kërkoi një dënim prej 2 vitesh burg secilin të akuzuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Nga ana tjetër ditën e djeshme avokati i Përgjinit kërkoi pafajësi në gjykatën e Apelit Shkodër, duke pretenduar se trupi gjykues duhet të linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, që nxori të pafajshën në shtator të 2017 Mariglen Përgjini.Por gjatë shqyrtimit gjyqësor kërkesa e avokatit Përgjini, është rrëzuar nga treshja e gjyqtarëve Astrit Kalaja, Marina Rraboshta dhe Vojsava Osmanaj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datën 9 janar 2013 rreth orës 22:00, Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, Alfred Marku dhe Angjelin Marku, pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit. Këta persona kanë qëndruar së bashku duke konsumuar alkool. Në këtë lokal kanë qënë dhe viktima Maltin Shtjefni, i cili ka qënë i shoqëruar me të pandehurin Sergjo Prenga. Në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal, ka patur një debat verbal midis Maltin Shtjefnit dhe Ëngjëll Nika, e Anton Tolit, për të cilin kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar. Pasi janë sqaruar të tre shtetasit kanë vajtur në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin dhe me pije.

Tre këta persona kanë vijuar në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin me pije. Rreth orës 23:30 kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit që ishin në lokal janë larguar, ndërsa shtetasit Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, në një tavolinë dhe Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar. Në këtë moment Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe ai ka vajtuar dhe është ulur pranë tyre. Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë, Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, e cila është parë nga të gjithë personat që kanë qënë prezent në tavolinë.

Në një moment dhe në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Maltin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Por këtë krim Përgjini nuk e ka pranuar duke pretenduar se vrasjen e Shtjefnit e ka kryer Ëngjëll Nika, i cili sipas Përgjinit ka pasur një armë zjari pistoletë me vete dhe se pas ngjarjes ai ja ka hedhur përpara në tavolinë pistoletën që ka kryer vrasjen dhe i ka thënë “…çfarë bëre…?”. Ndërsa nga ana tjetër Ëngjëll Nika dhe gjithë dëshmitarët e tjerë që ishin prezent në tavolinë deklarojnë se vrasjen e ka bërë vetëm Mariglen Përgjini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Milan ka marrë VENDIM, ja kur SHKARKOHET Gattuso
Previous article SIPAS TË FAMSHMEVE/ Zbuloni 7 mënyra si të provoni trendin e bjondes "luleshtrydhe"

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT