• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Policia zbardh atentati, identifikohet autori i ngjarjes
Home
Breaking News

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Policia zbardh atentati, identifikohet autori i ngjarjes

27 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në kryeqytet, ku mbeti e vrarë një vajzë 17-vjeçare dhe u plagos një 23-vjeçar.

Policia ka identifikua dhe shpallur në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Nga atentati mbeti e vrarë një vajzë 17 vjeçare e identifikuar si Griselda Gjinkola e cila është qëlluar me plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë 23 vjeçari është identifikuar si Erion Benga i cili ka marrë dy plumba një në shpatull dhe një në qafë, dhe ndodhet në spatalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.

Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Ngjarja

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin rreth orës 18:17, në zonën Laprakës në Tiranë.

Një vajzë 17 vjeçare e identifikuar si Griselda Gjinkola është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë që është plagosur dhe një 23 vjeçar i identifikuar si Erion Benga i cili ka marrë dy plumba një në shpatull dhe një në qafë, dhe ndodhet në spiatiln e Traumës.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se Erion Benga ka qenë me precedent të mëparshëm penal. Erion Denga në vitin 2016 ka shantazhuar një vajzë me anë të një video intime.

Benga në bashkëpunim me një person tjetër, ka shantazhuar ish-të dashurën se, do ti publikonte një video intime, nëse ajo nuk i jepte 2.000 euro.

Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Benga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. Burime për Fax Neës nga spitali i Traumës bëjnë të ditur se 23-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plumb në shpatull.

Sipas policisë dyshohet se janë dy persona dhe nga kamerat e sigurisë është bërë identfikimi i autorëvë. Dy të rinjtë të veshur me të zeza dhe kanë qënë të maskuar kapuç.

Mes 23-vjeçarit Erion Benga dhe griselda Gjinkolës kishin një lidhje dashurie prej disa kohësh. Sipas burimeve nga policia dyshohet se 23 vjeçari Erion Benga para një jave ka pasur një konflikt me një grup të rinjsh. Ato kanë ngacmuar 17 vjeçaren dhe janë konfliktuar me 23 vjeçarin e plagosur.

Dy të rinjtë janë goditur brenda një makine. Po ashtu policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve nga policia konfirmohet se dy të rinjtë nuk janë banorë të zonës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk ka asnjë pistë për shkaqet e atentatit ndaj dy të rinjve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MUAJ PARA ATAKUT NË ZEMËR/ Trupi juaj do t’ju paralajmërojë, ja shenjat
Previous article KËRCASIN GRUSHTAT/ Sherr në RRUGË, 58-vjeçari THER me thikë të riun në TIRANË

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT