Një ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme në Laprakë ku pas një atentati një 17 vjeçare ka mbetur e vrarë me dy plumba dhe 23 vjeçari i dashuri i saj eshte plagosur.
Deri tani ende nuk dihet motivet, por dyshohet se lidhen me një sherr të mundshëm të Erion Bengës, 23 vjeçarit që ka pasur probleme me drejtësinë.
Benga, asokohe 21 vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar K.L, ish-të dashurën e tij, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte 2 mijë euro.
Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë.
Burime të sigurta për AlpeNews.al bëjnë me dije se 23 vjeçari është personi mëposhtë:



