Një 57 vjecare, biznesmene në SHBA, ka zbuluar pjesën më të vështirë që nga moment kur u diagnostikua me kancer – dhe ishte rënia e flokëve.
Ajo ka rrëfyer se gjate jetës së saj ka qarë vetëm një herë dhe kjo ka ndodhur kur i ranë flokët e para.
“Në fillim nuk e përmendja fjalën kancer në shtëpi, kjo për shkak të vajzës. Mendoj se e ka pasur shumë të rëndë.
“Por në fund u tregova e sinqertë me të dhe vendosa t’I përgjigjesha të gjithave pyetjeve që ajo kishte, dhe mendoj se kjo e bëri atë të ndihet më e sigurt dhe më mirë”;
Jacqueline shpjegoi se pasi kaloi 12 muaj në kimioterapi brutale dhe pasi vuajti 23 efekte anësore, doktorët I thanë se ajoi ishte përgjigjur trajtimit 100%.
Ajo u shpreh se rënia e flokëve ishte vështirësia më e madhe. “Flokët janë ato që na përcaktojnë ne”, tha ajo,
Kur grumbulli parë I flokëve ra, ishte hera e parë që qava- nuk mund ta nënvlerësoni sa shpejt ju ndikon kjo gjë”.
Jacqueline mbajti një paruke kur doli në emission dhe shtoi se tani që flokët e saj po rriten përsëri, ajo akoma nuk është gati të tregonte flokët e shkurtra.
Tani po ndihem shkëlqueshëm, ndoshta më mire se kurdoherë më parë tha ajo teksa shpjegoi se momentalisht po ndjek një dietë strikte dhe të shëndetshme.
“Ndihem shumë me fat… Më duket sikur sapo kam fituar lotarinë”.
Përgatiti: AlpeNews.al




