Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, do të largohet nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Sarajevë ku në Janar do të nisë punë si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Bregu ka shprehur emocionet e saj, pas një dhurate që ka marrë nga mikeshat.
Ndër të tjera ajo shkruan:
“Goca, jeni zemra! Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite.
E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në ëa- it e nga video call:). 
Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar
P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë…”, shkruan Bregu.



