Pas arrtisë prej një viti, ish kryeprokurori I përgjithshëm Adriatik Llalla është kthyer në Tiranë por vetëm muajin e fundit është “pikasur”.
Fillimisht, në takimin që pati me krahun e tij të djathtë, Rovena Gashin dhe deputetin e partisë demokratike Enkelejd Alibeaj.
Më pas, Llalla u shfaq në një nga hotelet në Tiranë, në mesin e këtij muaji teksa qëndronte I ulur në hollin e hotelit.
E ndërsa sot, AlpeNews.al ka mundur të sigurojë një foto të tijën ne një prej qendrave të Tiranës. Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se ish kryeprokurori mbante dosje në duar, i shqetësuar, çka na bën të mendojmë se ish kreu I akuzës nuk e pret me qetësi fundvitin dhe gjelin e vitit të ri.
Adriatik Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.
Menjëherë pasi Adriatik Llalla doli nga sistemi drejtësisë shqiptare ai u shpërngul me familjen në Gjermani. Prokuroria shqiptare kërkon informacione nga drejtësia gjermane për ish-kryeprokurorin. lidhur me hyrje-daljet e Llallës në Gjermani, dhe nëse Llalla ka pasuri në shtetin gjerman.
Informacionet për Llallën kërkohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mos deklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.



