• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJET E 2018 QË “TRAZUAN” POLITIKËN SHQIPTARE/ Nga “Babalja” tek…
Home
Politikë

NGJARJET E 2018 QË “TRAZUAN” POLITIKËN SHQIPTARE/ Nga “Babalja” tek…

27 December, 2018 F.autor Politikë

Viti që po mbyllet ishte si ai i 2017, i ndjekur nga krizat politike, “montimet” e audiopërgjimeve, protesta të studentëve dhe “çështje” të dekreteve.

Në rubrikën 2018, AlpeNews.al ju sjell ngjarjet ngjarjet më të bujshme që ndodhën në politikën shqiptare:

  1. MAJ 2018- Çështja BABALJA

Historia e Babales nisi nga publikimi i videos, nga deputetët Salianji, Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, e cila u bë një temë shumë e rëndësishme e politikës dhe medias për muaj me radhë. Fillimisht, deputetët deklaruan se përgjimi ishte bërë nga gazetarë .  Nga ku më vonë doli edhe emri i gazetarit i cili ishte Jetmir Olldashi.  Sipas hetimeve, gazetari ka kontaktuar deputetin Ervin Salianji në selinë e partisë demokratike dhe i ka rrëfyer ngjarjen. Kjo ngjarje kishte si synim përfshirjen e dëmtimin e figures së Fatmir Xhafës asakohe minister I brendshëm. Audio përgjimi ishte një montim ku përmendej vëllai I Fatmir Xhafës si I implikuar në trafikun droges.  Por nga ekspertiza e bërë në Angli doli  se ishte një mashtrim.

  1. SHTATOR 2018- Çështja XHISIELA

Historia e lidhjes mes studentes dhe djalit të deputetit socialist  mbërtheu debatin politik. Duke e kthyer në një luftë politike midis opozitës dhe mazhorancës, e cila e mbajti të ndezur debatin për më shumë se dy muaj. Një officer policie në Fushë Krujë denoncoi rastin dhe e bëri publike ku tha se djali i deputeti e ka rrahur vajzën dhe e ka torturuar duke e djegur me cigare. Ai vuri gishtin te kryetari I bashkisë Artur Bushi dhe deputeti tjetër I PS taulant Balla duke I akuzuar se e kanë kërcënuar të mos flasë rreth këssaj ngjarje dhe duhet ta mbyllë këtë dosje. Por pas hetimeve të shumta doli se ishte një ngjarje e trilluar , vetë vajza doli për mediat dhe tha se ngjarja është e trilluar në polici e kam denoncuar  për xhelozi. E çështja e cila ndezi politikën ashtu siç lindi ashtu edhe u shua.

3. NËNTOR 2018- Çështja “Lleshi”

Pas dorëheqjes të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa nga detyra, kryeministri Rama e zëvendësoi me  gjeneralin Sandër Lleshaj, një personalitet jo politik I cili hoqi dorë nga ushtria për detyrën që iu besua. Dekreti i kthyer dy  here nga presidenti Meta u bë një një krizë institucionale me presidencës dhe kryeministrisë. Kjo bëri që Rama ta emërojë Sandër Lleshajn zv.ministër I brendshëm me kompetenca të plota. Pas kthimit dy herë të dekretit nga presidenti hera e tretë rezultoi e sukseshme dhe ai e miratoi atë. Ngërçi që ishte krijuar ishtë në qoftë se Sandër Lleshaj kishte hequr dorë nga profesioni I tij si ushtarak. E megjithatë, komandanti i forcave të armatosura u dorëzua para gjeneralit dhe e dekretoi atë.

 

4. Dhjetor 2018- Çështja “Studenti”

Një nga ngjarjet me te bujshme në mbylljen e ketij viit ishte padyshim edhe lëvizja e studentëve e cila I dha një shuplakë të forte të gjitha partive politike në Shqipëri.

Studentë kërkonin plotësimin e 8 pikave të cilat ato quanin jetike dhe nuk donin të dialogonin. Kryeministri I vendit  kërkonte që të dialogonin me qeverine për zgjidhjen e këtyre pikave. Ata protestuan 17 ditë duke mos pranuar dialogun. Studentët e shuan protestën e tyre dhe vendosë ta nisin në janar. Ndërsa qeveria I ndezi “motorët” dhe vendosi ti jape zgjidhje problemit të tyre. Sot kryeministri Rama në një deklaratë për mediat tha se kërkesat e tyre kanë nisur të plotësohen.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA TRONDITËSE NË KOSOV/ Reperi shqiptar reagon për vrasjen e policit (FOTO)
Previous article RIVALITETETI I NJË DEKADE/ Messi: Juventusi është shumë më e mirë me CR7, ata janë...

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT