• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
8 KËRKESAT/ Rama jep lajmin e mirë: Nga bursat për ekselentët me mesatare mbi 9 te mbulimi i plotë
Home
Politikë

8 KËRKESAT/ Rama jep lajmin e mirë: Nga bursat për ekselentët me mesatare mbi 9 te mbulimi i plotë

26 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ndodhet në një konference shtypi ku po sqaron vendimet e marra per studentet.

Kryeministri Rama dha shifrat konkrete per tarifat.

100% per te gjithe ekselentet plus burse. Bursa rritet ne 100 mij leke ne muaj ndersa ekselenca do te zgjerohet zgjerohet nga vetem mesatarja 10 tek  ajo mbi 9.

Mbulim 100% nga shteti plus burse te shtuar per studentet familjet e te cileve jane te perfshire ne  ndihmen ekonomike apo jane pjese e  grupeve ne nevoje.

50% te tarifes per te gjithe studentet e tjere, nderkohe qe nga shtatori i vitit qe vjen, studentet  qe te mbajne 50% bursen duhet te kene mesatare mbi 6.

Ndersa pjesa tjeter e studenteve, do te kene pergjysmim te tarifave, pra 50 %.

Ne master, 50% tarife per studentet  me mesatare 10,  plus ndihma ekonomike dhe grupet ne nevoje.

‘Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.

Për përcaktimin e kriterve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këto shpjegohen në këto terma; kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike , të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.

Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë. Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria.’, tha Rama

Mbledhja e sotme e  Qeverisë kishte në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAVARËSISHT SE NJIHEN MIRË/ Vesa me Big Bastën kanë probleme kur bashkëpunojnë (FOTO)
Previous article "DISA GJËRA JANË VENDOSUR PARA SE..."/ Rezarti tregon për ndjenjat ndaj të dashurës së tij (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT