• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
8 KËRKESAT E STUDENTËVE/ Rama në konferencë për mediat pas mbledhjes së Qeverisë (VIDEO LIVE)
Home
Politikë

8 KËRKESAT E STUDENTËVE/ Rama në konferencë për mediat pas mbledhjes së Qeverisë (VIDEO LIVE)

26 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë ka dalë në një konferencë për mediat, ku tha se në fokus të saj ishin studentët.

Rama tha se qeveria tashmë do të paguajë tarifat e një game të madhe kategorish studentësh, duke filluar nga ata mesatare të lartë tek shtresat në nevojë.

“Jo vetëm për kresat e tyre, por dhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si element përmbajtjesor. Kemi hartuar dhe një pakt tjetër për universitetin dhe do ta bëjmë publik në median e muajt të ardhshëm. Kemi marrë vendime për kërkesat e studentëve, por dhe që shkojnë dhe përtej tyre. Kemi maksimalizuar potencialin e universitetin për ta futur në një transformim tjetër. Kemi miratuar katër vendime të këshillit të ministrave, për ata që do të përfitojnë ulje të tarifave të shkollimit”, ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.

TARIFAT E STUDIMIT

Këto katër vendime që lidhen me kërkesën e parë, shpjegohen konkretisht: së pari kemi studentët nga familje me ndihmë të verbët, para e tetraplegjikë që marrin 100% të tarifës dhe po ashtu, studentë të të njëjtës kategori që do të marrin bursë prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj që një bazë për të mbështetur tarifën 100% ka qenë por për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria për çdo student të këtyre kategorive.

Studentët me notë mesatare mbi 9 në çdo program studimi do të marrin financimin 100% nga qeveria të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin. Në çdo program studimi do të kenë bursë prej 10 mijë lekë të reja.

Studentët me notë mesatare mbi 9 në çdo program studimi do të marrin financimin 100% nga qeveria të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin. Në çdo program studimi do të kenë bursë prej 10 mijë lekë të reja.

Së treti do ti japim një mundës të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës direkt nga buxheti me pranimin në universitet, që e paguanin të plotë të regjistrimit, të gjithë studentët për pjesën e mbetur të këtij viti akademik edhe me 4 e 5 nuk do paguajë por do të paguajë buxheti i shtetit për ta, kurse në vitin e ardhshëm akademik të gjithë ata që nuk do jenë me mesatare 6 e sipër do humbasin çdo mbështetje financiare.

Në nivelin e dytë të studimeve, qeveria do paguajë vetëm për ata me notë mbi 9, ata me ndihmë ekonomike, të verbër, tetraplegjikë, jetimë, policëve të vrarë dhe grupeve vulnerabël, 50% të tarifës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, në janar të gjitha detyrimet që burojnë nga këto vendime do ti mbulojë qeveria.

Ana tjetër e kërkesës lidhet me konviktet, aktualisht, kemi 8 shoqëri për akomodimin e studentëve, marrin mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri që kanë nevojë për reformim të thellë për të cilën ne po punojmë.

ERTV Live😊: 8 kërkesat e studentëve, në fokus të mbledhjes së Qeverisë! Për 8 pikat, dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin, si dhe mbi planin e punës në vijim, në konferencë me gazetarët

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 26. Dezember 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESTIGJOZJA SPANJOLLE/ “Marca”: Xherdan Shaqiri, një nga dështimet e Bundesligas në...
Previous article DAFINA E SAPO ZGJUAR NGA GJUMI/ Bën video duke vallëzuar me të brendshme në shtrat

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT