• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTAT E FUNDVITIT/ Masa të RREPTA:  Ja ç’do të shtohen në pikat kufitare
Home
Sociale

FESTAT E FUNDVITIT/ Masa të RREPTA: Ja ç’do të shtohen në pikat kufitare

25 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Policia Kufitare, me rastin e festave të fundvitit është angazhuar për përballimin e fluksit të udhëtarëve, rritjen e cilësisë së shërbimit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhjetor, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-dalje në Aeroportin e Rinasit, në porte, por edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Masat janë marrë edhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese. Ditët e fundit, rritja e fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare për shkak të festave, ka bërë që Policia të marrë masa shtesë, duke përfshirë në plan edhe oficerët e Antiterrorit.

Burime thanë se masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbër për persona që konsiderohen me risk ose me prirje ekstremiste radikale. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe agjencitë ligjzbatuese të disa vendeve partnere. Të njëjtat burime thanë se po punohet me shkëmbim informacioni me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjeje kriminale nga personat që do të hyjnë gjatë kësaj periudhe në territorin shqiptar.

Gjithashtu, Policia ka planifikuar një plan masash për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare, lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive, si dhe në objektet e rëndësisë së veçantë e ambasada.

Policia fton qytetarët që përdorin Aeroportin e Rinasit, portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar për të udhëtuar jashtë vendit apo për të ardhur në Shqipëri, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin “Komisariati Digjital”.

Gjithashtu edhe në numrin 0800 90 90 mund të denoncojnë çdo parregullsi, çdo vonesë si dhe çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar një reagim të shpejtë profesional e të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË GJOBË 10.000 EURO E SHNDËRROI/ Ja 17 sekretet e “gladiatorit” Manxukiç
Previous article PROGRAMI MË I RI NË EKRAN/ Enkel Demi rikthehet me show-n shpërblyes "N'kokë" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT