Një efektiv i policisë private në Fier është bërë protagonist i një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa është komisariati i policisë s Fierit që jep detaje për atë që ndodhur. Ka qenë një polic privat i identifikuar si A.M, 58-vjeç, banues në Fier, i cili gjatë dorëzimit të shërbimit në ambientet e SHPSF-së, ka shkrepur gabimisht armën e shërbimit duke plagosur në këmbë kolegun e tij E.M, 32-vjeç, banues në Patos.
58-vjeçari është shoqëruar nga polici ku edhe ka dhënë dëshminë, ndërsa prokuroria ka regjistruar një procedim penal ndaj tij.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.


