Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Anagni të Italisë mbrëmjen e shkuar, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Altin Pilinci, banues në Supino, u ndalua gjatë kontrolleve të territorit nga ana e policisë, teksa udhëtonte me makinë.
Sipas mediave italiane, 28-vjeçari tentoi të hidhte nga dritarja e makinës, 4 doza kokainë, por pa sukses. Pas ndalimit të Pilincit, policia vijoi kërkimet duke gjetur dy pako drogë me 16 gramë kokainë si dhe 40 euro.


