Rreshteri Ervin Todo, ne mbarim te misionit ne Afganistan, bashkë me 65 te tjere pjese e misionit 6 mujor atje, eshte kthyer ne familje per festa.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka ndare me miqte e saj ne Facebook nje video emocionuese te takimit te tij me dy djemte, bashkeshorten dhe familjen e madhe.
Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!
Gepostet von Olta Xhacka am Mittwoch, 19. Dezember 2018
Postimi i Xhaçkes
Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.
Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!


