• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fashion Group Albania mbështet gratë e dhunuara, DHURON mbi 600 artikuj
Home
Sociale

Fashion Group Albania mbështet gratë e dhunuara, DHURON mbi 600 artikuj

24 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Fashion Group si një kompani me mbi 95% punonjëse femra, ka edhe më shuëm prirje që ti njohë nga më pranë problematikat e grave dhe vajzave të shoqërisë tonë.

Me këtë rast, në prag të festave të Fund-Vitit, kompania ka vendosur që t’i qëndrojë më pranë vajzave dhe grave që jeta i ka përballur me vështirësi, dhe që janë duke u integruar sërisht në jetën sociale. Kështu që së bashku me organizatën Albanian Women Empowerment Network (AWEN) Fashion Group ka ndërmarrë një nismë për të dhuruar dhe shpërndarë ndihma në veshje për gra, vajza dhe fëmijë në disa qendra sociale në të gjithë Shqipërinë.

Nga të gjitha markat e Fashion Group Albania, si Prenatal, Okaidi, Mango, Geox dhe Carpisa janë mbledhur më shumë se 600 artikuj, kryesisht veshje por edhe dyshekë për fëmijë të cilat do të shpërndahen gjatë aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen në kuadër të ditës së “Eleminimit të dhunës ndaj Gruas”.

Ndalesa e parë ishte në Shtëpinë e Foshnjes dhe Qendra Psiko-Sociale “Vatra” në Vlorë, një strehëzë që prej gati 20 vitesh punon për përfshirjen sociale dhe integrimin në shoqëri të viktimave të trafikimit dhe dhunës.

Kalendari i shpërndarjes do të zgjasë gjatë gjithë Dhjetorit, në disa strehëza sociale në Tiranë, përfshirë këtu “Të ndryshëm dhe të barabartë”, një organizatë, e cila që prej vitit 2004 ofron shërbime riintegruese për viktimat e trafikimit, si dhe në Qendrën shtetërore të Grave në Kamëz.

Aktivitetet e shpërndarjes së ndihmave do të vijojnë më tej në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, në Elbasan, Peshkopi e Shkodër.

“Jemi të lumtur që në këtë prag të vitit të ri të jemi pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për ndihmën tonë. Urojmë që veshjet e dhuruara tu çojnë ngrohtësi në këto ditë të ftohta, por gjithashtu tu përçojnë edhe mbështetjen nga ana e kompanisë sonë” – shprehet Ornela Kastrioti, drejtore e marketingut pranë Fashion Group.

Fashion Group Albania është pjesë e Grupit Balfin, që është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM ME ROBËDISHAMBËR/ Ish e dashura e Flori Mumajesit ndez "Krishtlindjen": Çfarë ju ka mbetur peng...(FOTO)
Previous article QYTETET QË U PËRGJAKËN NË 2018/ Nga vrasjet MAFIOZE në Shkodër tek KRIMI në Bllok (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT