Viti 2018 mund ta cilësojmë si viti I vrasjeve ose I ekzekutimeve tipike mafioze si italianët dikur. Qytetet rrugëve të cilët u lane me gjak nga vrasjet e shumta ku trofeun e mbajnë qytete si: Shkodra, Vlora dhe Tirana.
Vrasjet në këto qytete kanë nisur nga ekzekutimet për hakmarrje deri te larjet e hesapeve për drogë.
AlpeNews.al, risjell në rubrikën “2018” të gjitha vrasjet e ndodhura përgjatë këtij viti në këto 3 qytete të cilat arrijnë deri në 15.
TIRANË
1.Emiljano Boçi, Tiranë (Janar 2018)
Vritet me pesë plumba në Tiranë, 32 vjeçari. Më parë kishte qënë i dënuar me plagosje. Plagoset shoku i tij. Ngjarja ndodhi më 14 janar.
2.Devi Kasmi (Janar 2018)
2.Vritet me pesë plumba Devi (Dëfrim) Kasmi në Tiranë më 29 janar. Për vrasjen janë të dyshuar gjashtë persona midis tyre edhe një ish polic grek, dhe ish shoku i ngushtë i Kasmit.
3.Memli Begalla (Shkurt 2018)
Biznesmeni Memli Begalla u vra me një plumb në kokë, në parkingun e pallatit ku po jetonte. Fill pas krimit, autorët u larguan me një BMW të zezë. Sot te arrestuar jane Denis Demirin dhe Ardian Serezi.
- 5.Marjo Majollari ( Prill 2018)
28-vjeçar është vrarë me armë zjarri në zonën e Kinostudios në Tiranë. Ai ishte kthyer nga Suedia pasi iu refuzua azili. Autori i dyshuar është Kastriot Gjuzi, i cili dyshohet se e vrau Mario Majollarin për shkak të gjakmarrjes. Në vitet 2000 babai i Marjo Majollarit, kishte vrarë vëllain e Kastriot Gjuzit.
- Vrasja në ish Bllok, 1 i vrarë disa të plagosur (Tetor 2018)
Ngjarja e 4 tetorit tronditi kryeqytetin dhe vijon ende të ketë zhvillime. I vrarë mbeti Fabiol Gaxha ndërkohë që u plagosën Ervis Martinaj emër I njohur për policinë.
Ngjarja pati një impact ndryshe edhe për faktin se e përfshirë ishte Elvana Gjata pas lidhjes me të fejuarin që kishte rol kryesor në ngjarje.
VLORË
7.Vasil Dervishaj (Qershor 2018)
Dervishaj u ekzekutua tek ish-kombinati i peshkut në Vlorë, ku i riu u qëllua disa herë me armë nga dy persona. Tre ditë pas vrasjes së biznesmenit, policia arrestoi dy autorët si të akuzuarit kryesore.
8. Fatmir Hodo
64-vjeçari u ekzekutua me armë gjahu nga 43-vjeçari Admir Delaj, i cili u vu në pranga pak më parë.
Ngjarja ka ndodhur në mes të një lokali të fshatit, ku viktima së bashku me autorin po pinin kafe.
Bëhet me dije se pasi kanë biseduar rreth 30 minuta së bashku, 43 vjeçari është ngritur nga tavolina ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi Hodon duke e lënë të vdekur në vend.
9. Hysnije Hoxhallari
Hysnie Hoxhallari ishte në një lidhje jashtëmartesore me Kasëm Pirjasin, 26 vjeçarin nga Fieri me të cilin bashkëpunoi për të vrarë të shoqin dhe vjehrrën e saj.
Kjo lidhje mendohet të ketë qenë shkak për vrasjen e dyfishtë në Vlorë, të Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij Salkie Hoxhallari.
10. Ritvan Zykaj
Masakra me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë pas sherrit për pulat mes dy familjeve të të njëjtit fis dhe kushërinj me njëri-tjetrin. Tetë persona, anëtarë të një familje, janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë.
Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj.
SHKODRA
11.Arjan Ferracaku (Shtator 2018)
Në datën 1 shtator 2018, rreth orës 13.50, Arjan Ferracaku po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri. Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij mori disa plumba.
13. Fatos Ferracaku Shkodër (Nëntor 2018)
Kryeqendra e veriut u trondit në një nga zonat më të populluara, në hyrje të merkatës së Rusit kur breshëria e plumbave u shti në drejtim të 40 vjeçarit Fatos Ferracakut dhe Fatmir Mehaj.
Kanë qenë dy persona të maskuar që lëviznin me një motoçikletë që qëlluan në drejtim të 40 vjeçarit, ku plumbat më pas kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëri tjetrin.
14.Fatbardh Lici, Shkodër (Gusht 2018)
Kafja e mëngjesit iu pre në mes…Pasi i bëri të fala nga ai që kishte porositur vrasjen, autori qëlloi me automatik, të paktën 10 plumba, në drejtim të 53-vjecarit Fatbardh Licit.
15. Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci
Ish-polici i Pukës, Boran Bërçama, 30-vjeç, i cili u ekzekutua pranë banesës së tij në Shkodër, brenda në automjet bashkë me bashkëjetuesen, Silvi Ndoci, ishte larguar nga radhët e Policisë së Shtetit pak kohë më parë. Ai mbante detyrën e inspektorit të krimeve në Pukë, ndërsa prej rreth 8 vitesh ishte pjesë e uniformave blu. Çifti u qëllua me 23 plumba dhe djali i tyre 1 vjeç që ndodhej në pjesën e pasme të makinës shpëtoi mrekullisht.
Përgatiti: AlpeNews.al















