Kur dhjetëra aktore dolën për të akuzuar regjisorin Harvey Weinstein për ngacmime seksuale në dy muajt e fundit, një prej aktoreve që kishte bashkëpunuar me të, Renée Zellëeger, çuditërisht heshti.
Dhe duket se e ka një arsye.
Duket se ajo i ka ofruar vetë favore seksuale regjisorit, në mënyrë që ky i fundit t’i jepte role në filmat e tij.
Kjo gjë është zbuluar në padinë e aktores Melissa Sagemiller, së cilës, Weinstein i kishte thënë se “Renée Zellëeger, Charlize Theron dhe aktore të tjera të famshme”, i kishin ofruar atij seks, për t’iu dhënë role në filma.
Gjë që Weinstein e kërkonte edhe nga aktorja Sagemiller, për t’i dhënë asaj mundësinë që të luante në filmat e tij. (TemA)






