• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR NË ITALI PËR PROSTITUCION/ Kush është KOMISARI i shkarkuar nga detyra
Home
Breaking News

I DËNUAR NË ITALI PËR PROSTITUCION/ Kush është KOMISARI i shkarkuar nga detyra

24 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I dënuar në Itali për prostitucion dhe dyshime për ryshfet, shkarkohet kreu i Policisë në Burgun e Peqinit. Kryekomisari Besnik Kaptelli, i cili mbante postin e shefit të Policisë së Burgut të Peqinit, mësohet se është shkarkuar nga detyra disa ditë më parë.

Kryekomisari Besnik Kaptelli

Dyshohet se Kaptelli ka qenë i dënuar nga shteti italian për shfrytëzim prostitucioni. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se 47- vjeçari Kaptelli është dënuar me 5 vite burg nga një gjykatë në Torino, si tutor i shfrytëzimit të prostitucionit, vend ku ka jetuar për disa vite si emigrant.

Përveç këtij fakti, Kaptelli dyshohet se pak kohë më parë i ka dhënë leje në këmbim të një ryshfeti një të dënuari me probleme në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit. Nga ana tjetër, të burgosur të tjerë kanë bërë denoncime për komisarin, duke e akuzuar për ryshfet. Në vendimin për shkarkimin nga pozicioni që mbante të Besnik Kaptellit, cilësohet si i papërshtatshëm për detyrën.

Kaptelli është lakuar për postin e tij edhe një vit më parë pikërisht në muajin maj të vitit 2017, kur kishte postin e shefit të Policisë së Burgut të Kosovës. Mjeti i tij u shkrumbua tërësisht nga flakët në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës. Asokohe u dyshua se mjeti i tij u dogj për shkak të detyrës. Kaptelli ka mbajtur poste të larta, kryesisht në burgje. Më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit në Burgun e Peqinit.

Kryekomisari i emëruar, Faik Basha

Po ashtu, ai ka qenë një nga dëshmitarët në komisionin hetimor për pajisjen përgjuese “IMSI catcher”. Denoncimin për akuzën për korrupsion ndaj tij e ka bërë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Në vend të tij është emëruar kryekomisar Faik Basha, i cili ka mbajtur disa detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe së fundmi mbante detyrën e specialistit të Policisë në Sektorin e Burgim/Paraburgimit.

Në një denoncim të bërë publik nga ish-Kryeministri Sali Berisha në nëntor të vitit të kaluar, thuhej se Besnik Kaptelli ishte shkarkuar nga Ylli Manjani gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër Drejtësie, për shpërdorim detyre. Por, 47-vjeçari u rikthye sërish në Policinë e Shtetit, kur Ministrinë e Drejtësisë e mori Etilda Gjonaj, duke u caktuar shef i Policisë në Burgun e Peqinit, detyrë që e mbante deri pak ditë më parë.

Besnik Kaptelli ishte gjithashtu një prej të pyeturve nga Komisioni parlamentar Hetimor për hyrjen e pajisjes përgjuese “IMSI-catcher” në Burgun e Peqinit. Ai mohoi të ketë pasur dijeni për pajisjen, duke shtuar se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Artur Zoto, ka pritur në zyrë në kohën që ka qenë drejtori i Burgut të Peqinit një oficer të Policisë, Entjol Xhelilin. Besnik Kaptelli u shpreh se oficeri i Policisë është futur me makinë sipas rregullores dhe protokollit të burgut, ndërsa e ka pritur për 15 minuta në zyrë ku ka diskutuar për çështje sensitive për bashkëpunimin mes institucioneve dhe më pas është larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOI PROJEKTIN "ALO"/ Këngëtarja mori këtë vendim për këngën e saj (FOTO+VIDEO)
Previous article I ZBULOI FORMACIONIN/ Spaleti bën “SHERR” përpara ndeshjes me gazetarin

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT