• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Turqia shton tanket dhe trupat në Siri, Erdogan nis zbatimin e planit
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Turqia shton tanket dhe trupat në Siri, Erdogan nis zbatimin e planit

24 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Turqia ka përforcuar trupat me tanke dhe pajisje të tjera në një qytet verior sirian, të mbajtur nga forcat kurde.

Vendimi erdhi pasi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kishte premtuar homologut amerikan, Donald Trump, se do ta vononte planin për të ndërhyrë në Siri, pasi SHBA vendosi të tërhiqte forcat e saj. Turqia kishte në plan të përforconte trupat e saj në zonat e banuara nga kurdët afër kufirit me Sirinë, që javën e kaluar.

Por një telefonatë ndryshoi për pak kohë planet e Presidentit turk. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pohuar të dielën se ka pasur një “telefonatë të gjatë dhe produktive” me Erdogan, në të cilën kanë diskutuar tërheqjen e ngadaltë dhe të koordinuar të trupave amerikane nga Siria.

Kjo ishte telefonata e dytë e dy liderëve brenda dhjetë ditësh. Tani zyrtarët ushtarakë amerikanë po ndërtojnë planifikimin e tërheqjes së rreth 2,000 trupave. Nga Presidenca turke u njoftua se të dy liderët kanë rënë dakord që të koordinohen nga ana ushtarake dhe diplomatike për të siguruar se tërheqja e SHBAve nga Siria nuk do të çojë në një vakum autoriteti.

Vendimi i Trump, i cili u njoftua menjëherë pas telefonatës me Erdogan, ka befasuar të gjithë aleatët e tjerë të SHBA-ve dhe ka marrë si përgjigje kritika apo keqardhje. Vendimi është kritikuar mbi të gjitha për braktisjen e kurdëve të Sirisë, të cilët ishin të mbështetur nga SHBA-të gjatë luftës kundër ISIS në Siri dhe Irak.

Kritikët e vendimit të Trump tani besojnë se Presidenti turk, i cili i konsideron edhe kurdët e Sirisë njëlloj si kurdët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, pra, një grup terrorist që rrezikon Turqinë, mund të nisë sulmet për spastrimin e përgjakshëm të tyre nga zona kufitare SiriTurqi. Agjencia turke e lajmeve IHA raportoi se një autokolonë me trupa turke, një njësi komandosh, ka hyrë në Siri gjatë natës.

Zëdhënësi për Këshillin Ushtarak të drejtuar nga kurdët në Manbij, Sharfan Darwish, pohoi se përforcimet turke kanë hyrë në zonë, janë rreth 50 automjete dhe pajisje. “Ne po marrim masat e nevojshme për të mbrojtur veten nëse sulmohemi”, tha ai për AP.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR 12.5 MILIONË DOLLARË/ Del në shitje vila legjendare e Frank Sinatrës
Previous article TENSIONET/ Erdogan i përgjigjet Netanyahut: Ke trokitur në derën e gabuar

F.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT