Mediat publikuan sot në media lajmin se pedagogët e Fakultetit Filologjik të Tiranës kanë firmosur sot një peticion, me anë të të cilit kërkojnë shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë.
Mjafton një vazhdim dhe një kontroll i listës së firmtarëve edhe në internet dhe konstaton lehtësisht angazhimet e tyre në partitë opozitare si PD dhe LSI apo edhe në organizata të cilat janë indirekt të lidhura me këto subjekte politike.
Kështu vihet re që firmëtar i saj është ish-deputeti i PD-së, Mark Marku dhe bashkëshortja e e tij Dhurata Shehri. Firmëtar rezulton edhe Agron Gjekmarkaj, po ashtu i PD-së.
Mes firmëtarëve është edhe Sokol Axhemi, i cili njihej si një prej politikanëve aktivë të lidhur me LSI-në. Lista vijon më tej me të tjerë emra të cilët rezultojnë të lidhur me PD-në dhe LSI-në.


