Prokuroria e Tiranës ka administruar ditën e djeshme letërporosinë e mbërritur nga Çekia në lidhje me dosjen “ÇEZ Shpërndarje”. Në letërporosinë e autoriteteve çeke është dëshmia e dy ish-zyrtarëve çekë të kompanisë.
Mësohet se në pyetje është marrë Josef Heisek, ish-drejtues, si edhe një tjetër zyrtar i ÇEZ, dëshmi të cilat do t’i shërbejnë hetimit. Gjykata vendosi zgjatjen e hetimet për dosjen “ÇEZ”, me qëllim marrjen në pyetje të Nue Kalajt, i dyshuar si ndërmjetësi mes palës shqiptare dhe çekëve për privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.


