• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHTE BËRË I EGËR”/ Trump: ISIS-i është mposhtur, vendimin e tij për tërheqjen e trupave nga Siria i drejtë
Home
Nderkombetare

“ISHTE BËRË I EGËR”/ Trump: ISIS-i është mposhtur, vendimin e tij për tërheqjen e trupave nga Siria i drejtë

23 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur sërish vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke thënë se trupat fillimisht do të qëndronin në këtë shtet vetëm për tre muaj, por qëndruan atje për vite me radhë, raporton rel.

“Në Siri, fillimisht ne kishim planifikuar që të qëndronim për tre muaj dhe kjo ishte para shtatë vjetësh”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Ne nuk u larguam. Kur unë u bëra president, ISIS-i ishte bërë i egër”, ka shkruar Trump.

“Tani ISIS-i është mposhtur gjerësisht dhe vendet tjera lokale, duke përfshirë edhe Turqinë, duhet të jenë në gjendje që të mposhtin militantët që kanë mbetur. Ne po kthehemi në shtëpi”, ka shkruar presidenti Trump.

Edhe pse Trump ka thënë se trupat amerikane kanë qenë në Siri për shtatë vjet, SHBA-ja ka dërguar trupat në këtë shtet më 2015.

Siria është në luftë civile që prej vitit 2011, ku Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërkaq Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele.

Presidenti Trump po ashtu ka konfirmuar se i dërguari i SHBA-së në koalicionin ndërkombëtar për luftën kundër IS-it ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tij është raportuar se ka ndodhur si shenjë proteste ndaj vendimit të Trumpit për të tërhequr trupat nga Siria.

I dërguari Brett McGruk, që ishte emëruar në këtë pozitë nga ish-presidenti Barack Obama ka dorëzuar dorëheqjen e tij më 21 dhjetor.

Trump e konfirmoi dorëheqjen e McGruk përmes një postimi në Twitter më 22 dhjetor, duke thënë se ai “do të duhej të largohej nga kjo pozitë në muajin shkurt, por ai ka dhënë dorëheqje”.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti Trump njoftoi se 2 mijë trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBA" E IRINA SHAYK: U ndamë sepse Ronaldo më tradhëtonte me...
Previous article PARA SHKARKIMIT/ ​Mourinho mendoi se ishte thirrur për të diskutuar...

F.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT