• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E DHUNSHME/ Arrestohet në Paris kreu i “Jelekëve të VERDHË”
Home
Nderkombetare

PROTESTA E DHUNSHME/ Arrestohet në Paris kreu i “Jelekëve të VERDHË”

23 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Tri ditë përpara kriishtlindjeve, “Jelek Verdhët” e pakësuar ndjeshëm francezë dolën sërish në rrugë për të protestuar për të gjashtën fundjavë radhazi, duke shënjestruar tashmë pikat kufitare, ndërkohë që një aksident fatal rrugor e çoi numrin e viktimave në 10, që prej nisjes së kësaj lëvizjeje antiMacron muajin e kaluar.

Rreth 38 mijë e 600 francezë morën pjesë në protestat e kësaj të shtune në Francë, në disa qytete të vendit, shumë herë më pak sesa 66 mijë protestuesit e fundjavës së kaluar, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Ajo shtoi gjithashtu se 220 persona u prangosën në mbarë vendin, 81 prej të cilëve vijojnë të mbeten në qelitë e paraburgimit, shkruan TCH.

 

Numri i demonstruesve ka ardhur gjithnjë në rënie, që prej shifrës rekord prej 282 mijë njerëzish në protestën e së shtunës së parë, kundër rritjes së planifikuar të çmimit të karburanteve, më 17 nëntor.

Lëvizja, e karakterizuar nga jelekët e verdhë fosforeshentë që u veshën nga protestuesit, u kthye më pas në një demonstratë mbarëkombëtare kundër politikave të presidentit Macron dhe stilit të tij qeverisës.

Ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn tha për “Le Journal du Dimanche” se qeveria e Macronit “ishte në të njëjtën linjë me kërkesat e Jelek Verdhëve”, teksa bëri thirrje për “dialog më konstruktiv”.

Kryeministri Edouard Philippe, ndërkohë, duke folur për të njëjtën gazetë tha se marrëdhënia e tij me Macronin vetëm sa është “intensifikuar” përgjatë kësaj krize, në vend që të ishte përkeqësuar siç është raportuar në media. “Ne flasim përditë dhe kemi mësuar shumë gjëra të reja së fundi”, tha ai.

Në Paris, skenë e përplasjeve të dhunshme gjatë demonstratave të mëparshme, rreth 2.000 protestues u bashkuan me grumbujt e njerëzve në disa rrugë, krahasuar me 4.000 gjatë javës së kaluar. E pavarësisht numrit më të pakët, me të rënë muzgu në sheshin e famshëm “Champs Elysees” shpërtheu sërish dhuna, duke shkaktuar mbylljen e dyqaneve e bizneseve që ishin ende të hapura për shkak të fundjavës përpara Krishtlindjes.

Policia pariziene tha se kishte arrestuar 142 persona, 19 prej të cilëve mbeten në paraburgim, përfshi këtu edhe kreun e “jelekverdhëve” Eric Drouet. Zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux shfrytëzoi rrjetet sociale për të shkruar se “pas dhunës fshihej e njëjta fytyrë frikacake, raciste, antisemite dhe puçiste”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “VUÇIÇ HAJDUTI”/ Mijëra protestues dalin në shesh kundër presidentit serb
Previous article ​SANCHEZ NË SEANCË STËRVITORE/ Shkon duke dëgjuar këngën “Më në fund jemi të lirë” (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT