• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË TELOFONO PAS NJË ORE”/ Zbardhen MESAZHET e fundit të studentes GREKE pak para se të vritet nga dy të rinjtë
Home
Breaking News

“MË TELOFONO PAS NJË ORE”/ Zbardhen MESAZHET e fundit të studentes GREKE pak para se të vritet nga dy të rinjtë

23 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtypi grek vazhdon të publikojë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në ishullin Rodos, ku janë të përfshirë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras.Studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi i kishte dërguar një mesazh shoqes së saj mbrëmjen kur supozohet se ka qenë në shtëpi me dy të rinjtë.

Atë mbrëmje, nga ora 22:11 deri në orën 23:42 komunikonte ne celular me shoqen e saj të ngushtë. Sipas mesazhit të zbuluar nga mediat greke, Eleni i kishte thënë se ishte e qetë dhe se do të flinte, sepse ishte i lodhur nga takimi me një shokun e saj.

Megjithatë, në orën 01:07 kur ishte me Aleksandër Lucën dhe Manolis Koukouras, i dërgoi shoqes së saj një tjetër mesazh në internet, ku i kërkonte që ta telefononte pas një ore. Arsyeja nuk dihet, por hetuesit kanë dyshime se kjo mund të ketë qenë një justifikim që studentja ta përdorte për t’u larguar nga takimi me dy djemtë.Atë mbrëmje, Eleni Topaloudi u dhunua barbarisht duke u qëlluar me hekur në kokë. Më pas, ishte lidhur me litar nga këmbët dhe ishte hedhur në det. Trupi i saj u gjet i pajetë. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se 21-vjeçarja kishte humbur jetën nga mbytja dhe jo nga goditjet me hekur në kokë. Mjekët thanë gjithashtu se ajo ishte abuzuar seksualisht, por hetuesit nuk janë të sigurt në këtë pikë.

Aleksandër Luca 20 vjeç dhe Manolis Koukouras 21 vjeç kanë pranuar përfshirjen në krim dhe kanë thënë se atë mbrëmje ishin me vajzën. Por të dy fajësojnë njëri-tjetrin si personin që dhunoi Elenin dhe më pas mori vendimin për ta hedhur në det. Në dëshminë e parë që 21-vjeçari grek ka dhënë, u tha hetuesve se shoku i tij Aleksandër Luca e goditi studenten me hekur në kokë pasi u ofendua kur ajo i kishte thënë që “seksi me shokun e tij ishte më i mirë”. Nga ana tjetër, 20-vjeçari shqiptar mohon ta ketë qëlluar dhe drejton gishtin nga bashkëpunëtori i tij. Dy të rinjtë aktualisht ndodhen në të njëjtën qeli, por sipas raportimeve të shtypit grek, nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

Autoritetet greke kanë mundur të mbledhin mjaftueshëm evidenca, por nuk arrijnë të provojnë se kush nga dy të rinjtë qëlloi me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe kush mori vendimin që vajzën ta lidhnin nga këmbët dhe ta hidhnin në det. Në hekurin me të cilin Eleni u godit në kokë, hetuesit kanë gjetur shenja gishtash të shqiptarit, por nuk janë plotësisht të mjaftueshme. Ndërkohë, për 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras kanë dalë raporte se merrte trajtim pasi ka qenë i varur nga përdorimi i drogës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos më 27 Nëntor, ndërsa trupi i pajetë i studentes u gjet më 28 Nëntor në shkëmbinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRIUMFIT NË ABU DHABI/ Solari: Lojtarët e meritojnë këtë, ndërsa ne duhet ta falënderojmë...
Previous article "U ZUNË ME GRUSHTA 3 VJET MË PARË"/ Stine BEFASON me veprimin e tij ndaj FLORIT

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT