• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THYEN MASËN “ARREST SHTËPIE”/ Drejtori i aferës Tiranë-Elbasan, në takimin e Monikës në Elbasan (FOTOT)
Home
Sociale

THYEN MASËN “ARREST SHTËPIE”/ Drejtori i aferës Tiranë-Elbasan, në takimin e Monikës në Elbasan (FOTOT)

22 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndërsa Monika Kryemadhi gjatë takimit të sotëm në Elbasan mbante një fjalim me tone të ashpra ndaj qeverisë të cilën e akuzonte për korrupsion, në sallë është parë të jetë prezent ish kreu i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika, pranë ish-Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto.

Nëse bën një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit Google, gjen se Xhika së pari u vu në pranga dhe përfundoi në qeli në 2 Shkurt të këtij viti i akuzuar për dy afera, konkrerisht abuzimet me rrugën Elbasan-Gjinar dhe atë Tiranë-Elbasan.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos me dy akuza, atë të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen për abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 milionë dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, derisa të përfundonte. Fatura e kësaj rruge ende të papërfunduar ka arritur sot 450 milion USD.

Gjykata për Krime të Rënda në 26 Korrik ndryshoi masën e sigurisë duke e kaluar arrest shtepie Xhikën.

Pas apelimit të Prokurorisë, më 1 Shtator Xhika u rikthye sërish në burg.

Në 23 Nëntor figuron informacioni i fundit në media për lirimin e Xhikës dhe ndryshimin e masës në “arrest shtëpie”.

Çfarë tregon prezenca e Xhikës në takimin e sotëm të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Së pari, referuar informacioneve publike, Xhika do duhet të ishte në “arrest shtepie” por në fakt rezulton ta ketë shkelur atë për të nderuar Monika Kryemadhin. Paçka se sa herë Kryemadhi flet për korrupsion dhe sidomos për abuzime tek rrugët, Xhika shihet në pamje të ulë kokën dhe luajë me telefonin.

Së dyti, nëse gjykata ka vendosur të ndryshojë sërish masën e arrestit për Xhikën nga “arrest me burg” në ndjekje të lirë, do duhej të kishte marrë një vendim nga data 23 Nëntor deri më sot. Lind pyetja, nëse është marrë ky vendim pse i është mbajtur i fshehtë kjo publikut?! Pse nuk është raportuar në media siç rezulton të jetë njoftuar vendimi i datës 23 Nëntor.

Së treti, në çfarëdo varianti të ketë ndodhur kjo, prezenca e Dashamir Xhikës në këtë takim krah Monika Kryemadhit tregon më së miri se sa karagjoze dhe qesharake janë ulëritjet e saj kundër korrupsionit ndërsa mban, mbron dhe promovon persona të marrë të pandehur nga prokuroria për abuzime me dhjetra miliona dollarë.

Ndërsa Monika bërtiste fort tek Unaza e Re kundër korrupsionit, në gjykatë shkruhej vendimi për drejtorin e saj besnik që ndonëse i marrë i pandehur për shkelje skandaloze lë qelinë mes zhurmës së unazës.

A ka shqiptar ta marrë seriozisht Monikën me këtë parodi ku i konsideron qytetarët tufë delesh?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, e diel 23 dhjetor: Do të TAKOHENI me dikë që nuk e keni parë prej kohësh. Pritet...
Previous article MOTI/ E diel, 23 dhjetor: Plane për fundjavën? Këto TEMPERATURA do t'ju...(PARASHIKIMI)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT