Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Tale të Lezhës. Viktimë ka mbetur një këmbësor i cili është përplasur nga automjeti. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit që shkakoi aksidentin. Vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.


