Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në komunën Monteprandone, raportojnë mediat italiane.
Viktima, sipas të njëjtave burime, është 50 vjeç, por gjeneralitet e tij nuk bëhen me dije.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 në rrugën “Scopa” në zonën industriale Centobuchi. Shqiptari, teksa ishte duke ecur në rrugë, u përplas nga një automjet “Fiat 500”.
Në vendngjarje shkoi një helikopter-ambulancë për ti dhënë ndihmë shëndetësore të aksidentuarit, megjithatë nuk arritën ta mbanin në jetë. Zemra e 50-vjeçarit pushoi së rrahuri rreth 45 minuta pas aksidentit, raporton “Corrriere”.


