Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” dhe mesazhi kryesor i saj lidhet me dialogun mes qeverisë dhe studentëve, të cilët prej ditësh kërkojnë plotësimin e 8 pikave.
Fillimisht kjo foto është shpërndarë në rrjetet sociale dhe shefi i qeverisë e ka rishpërndarë atë në llogarinë e tij zyrtare teksa shkruan “Insta of the Day”, por ironia nuk ka munfuar nga të rinjtë.
Fotoja e kryeministrit Edi Rama është e stampuar në një bluzë të studentit, ndërsa mbi të shkruhet “Kur do flasim”.



