Më shumë se një duzinë aeroplanësh SU-27 dhe SU-30 që Rusia po vendos për të rritur forcën e saj ajrore, mes tensioneve të larta me Ukrainën, mbërriti në Krime këtë të shtunën. Një dëshmitar tha për agjencinë Reuters se pa aeroplanët në bazën ajrore të Belbek në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014 pasi presidenti ukrainas i mbështetur nga Moska Viktor Janukoviç la Kievin pas përleshjeve në rrugë dhe protestave të dhunshme, raporton Dita.
Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur në javët e fundit pasi Rusia konfiskoi tre anije të marinës ukrainase dhe ekuipazhet e tyre më 25 nëntor në një incident që Moska dhe Kievi fajësonin njëri-tjetrin. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka pohuar se Ukraina po përgatiste “një provokim” pranë Krimesë para fundit të vitit.


