Pas inspektimeve tek godinat e fakultetit të Inxhinierisë, shefi i qeverisë zhvilloi sot pasdite një inspektim edhe në godinat e Qytet Studentit.
Ai u shpreh se aktualisht ka filluar puna në 9 konvikte në Qytetin Studenti, ndërsa tha se ambicia e qeverisë është që të gjithë konviktet e Shqipërisë të kalojnë në një stad tjetër.
“Këtu kemi 9 godina që po bëhen me KFW gjermane. Do të bëjmë edhe të tjera. Me aktin normativ i kemi kaluar bashkisë së Tiranës 3 milionë dollarë. Ambicia është që konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vijnë në standardet optimale. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë.
Këtu godinat private të ndërtuara në kampusin e studentëve nuk mund të legalizohen. Patjetër se ku duhet të ishin jemi shumë larg, por në krahasim se me ku u nisëm është shumë mirë. Duhet të ecim paralelisht, por e rëndësishëm që konviktet duhet të jenë në një gjendja tjetër”, tha Rama.
ERTV Live😊: Në kantierin e konvikteve të Qytetit Studenti, ku njësoj si tek Inxhinieria, do të rindertohen me themel 9 godina falë marrëveshjes me qeverinë gjermane; 3 godina do të bëhen me ndihmën e parë të qeverisë turke, që do të pasohet nga një e dytë vitin e ardhshëm; Bashkia e Tiranës po ashtu, do të çelë së shpejti kantierin e disa godinave të tjera, me financimin e sapoakorduar nga qeveria shqiptare prej 3mln USD😊Paralelisht po punohet për projektin e Kampusit Universitar dhe do të nisë këtë javë evidentimi i ndërtimeve pa leje brenda territorit të Qytetit Studenti😉
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 22. Dezember 2018


