• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA E “HABILAJVE”/ I penduari: Shoqërova Moisiun për të blerë bizhuteritë
Home
Breaking News

BANDA E “HABILAJVE”/ I penduari: Shoqërova Moisiun për të blerë bizhuteritë

22 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e njërit prej anëtarëve të grupit të Moisi Habilajt, ndërkohë që pritet vendimi për ta.

Antonio Riela, një nga të arrestuarit në operacionin “Rosa Dei Venti”, ka rrëfyer për hetuesit italianë detaje për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, si dhe për rolin e Moisi Habilaj në këtë rrjet.

Agjencia italiane e lajmeve “Meridio News” ka publikuar dje një pjesë të procesverbalit të marrjes në pyetje të Rielas nga hetuesit italianë. Një nga blerësit e drogës që vinte nga Shqipëria, italiani Antonio Riela, ka dëshmuar në Prokurori gjithë sa dinte.
Ai ka thënë se kishte rënë dakord për çmimin e mallit, të cilin në vijim e shiste te njerëz të besuar në Katania. Rezulton se italiani ka pasur lidhje të ngushtë me Moisi Habilaj, i cili njihet edhe si kushëriri i ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Moisiu më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur dhe ndihmohej nga një person shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Ai ka qenë gjithmonë i qetë dhe më jepte dhe mua qetësi dhe siguri se ky person i rëndësishëm e lejonte dhe e ndihmonte që të eksportonte ngarkesa të mëdha të marijuanës. Ma ka thënë dhe emrin e këtij personi, por unë nuk e mbaj mend”, mësohet të ketë thënë përballë hetuesve të antimafias italiane Riela.

Ai gjithashtu pranon se ka shoqëruar Moisi Habilaj te një shitës bizhuterish të çmuara, që banonte pas Gjykatës së Katanias. Ai dinte që Habilaj do të shkonte në Shqipëri, pasi në dhjetor të 2013-s bleu dy byzylykë me diamante me vlerë prej katër mijë eurosh. “Një ditë përpara se Moisi të nisej për në Shqipëri, ka blerë bizhuteri për bashkëshorten e një personi me emrin Fatos. Moisi më ka thënë se ky person ka qenë bosi i drogës në Shqipëri, por asnjëherë nuk ma ka treguar mbiemrin e tij”, ka thënë 47-vjeçari italian.

Sipas hetuesve të Krimeve të Rënda, bizhuteritë, me vlerë rreth katër mijë euro, ishin dhurata të destinuara për gruan dhe nënën e ish-ministrit Tahiri. Hipotezë kjo, e hedhur poshtë si nga politikani shqiptar, ashtu edhe nga vetë Habilaj. Kujtojmë se Prokuroria e Katanias ka lexuar pretencën dy javë më parë për anëtarët e grupit Habilaj.
Organi i akuzës së Katanias ka kërkuar plot 90 vite burg për anëtarët e bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj. Prokurori, i cili hetoi këtë dosje, Antonio Bonomi ka kërkuar 18 vjet e katër muaj burg për Moisi Habilajn, i cili ndodhet në qeli që nga fundi i 2017-s.
GJYKATA E KATANIAS PUSHOI HETIMET NDAJ TAHIRIT

Gjykata e Katanias vendosi në tetor 2018 që të pranojë kërkesën e Prokurorisë italiane që të pushojë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka qenë gati për një vit i hetuar në Itali si pjesë e grupit të Moisi Habilajt. Mirëpo, sipas vendimit të datës 5 tetor 2018, Gjykata e Katanias ka vendosur që të pushojë hetimet ndaj ish-ministrit, pasi, sipas Prokurorisë së Katanias, nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë ish-ministrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRIDI NË "DUEL"/ Ylli i Dortmundit Sancho tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha europiane
Previous article "Aktorët sovjetikë dhe shqiptarë në filmin Skënderbeu”

F.autor

Postime të ngjashme

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi Aktualitet

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT