• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DORËZOJUNI DREJTËSISË”/ Papa u bën thirrje priftërinjve që kanë abuzuar me fëmijët
Home
Nderkombetare

“DORËZOJUNI DREJTËSISË”/ Papa u bën thirrje priftërinjve që kanë abuzuar me fëmijët

21 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku i bëri thirrje priftërinjve që kanë abuzuar seksualisht me fëmijët t’i dorëzohen drejtësisë.

Në fjalimin e tij vjetor të mbajtur të premten në Vatikan, Papa u tha atyre që kanë abuzuar me të miturit “t’i dorëzohen drejtësisë njerëzore si dhe të përgatiten për drejtësinë hyjnore”.

Vitet e fundit kisha katolike është tronditur nga një skandal mbarëbotëror që lidhet me abuzimin seksual të fëmijëve, skandal që është e mbuluar me sa duket për dekada të tëra.

“Është e pamohueshme që disa në të kaluarën, nga papërgjegjshmëria, mosbesimi, mungesa e trajnimit e eksperiencës apo dritëshkurtësia morale e shpirtërore i trajtuan shumë raste pa seriozitetin dhe gatishmërinë që duhej”, tha Papa Françesku. “Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë.”- tha ai.

Udhëheqësi i më shumë se një miliard katolikëve në botë, tha se priftërinjtë abuzues kanë “kryer akte të neveritshme, por vazhdojnë të ushtrojnë shërbimin e tyre sikur të mos kishin ndodhur asgjë. Ata nuk kanë frikë nga Zoti apo gjykimi i tij, por vetëm nëse zbulohen apo demaskohen”.

Në muajin shkurt të vitit të vjen në Vatikan do të mbahet një konferencë rreth krizës së abuzimit seksual, me pjesmarrjen e peshkopëve, udhëheqësve të organizatave fetare si dhe ekspertëve. Disa prej viktima shpresojnë që konferenca të hartojë më në fund një politikë të qartë, me qëllimin për t’i vendosur peshkopët përpara përgjegjësisë për trajtimin e pakujdesshëm të rasteve të abuzimit seksual.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLQEHET NGA CHELSEA/ Sarri: Higuain është një lojtar dhe njeri i mrekullueshëm, mirëpo...
Previous article MASAKRA E MAMURRASIT/ Babai i viktimës: Dua drejtësi, o unë o prokurori në burg

F.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT